Shqiptaro-amerikani Lumaj kandidon per nje vend ne Senat
Ne nentor te vitit te ardhshem zhvillohen zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara. Se bashku me to zhvillohen edhe zgjedhjet per nje-te-treten e vendeve ne Senat. Nje prej kandidateve qe synon te kandidoje per nje prej 33 vendeve te Senatit qe do te jene ne gare eshte edhe shqiptaro-amerikani Peter Lumaj. Zoti Lumaj i lindur dhe i rritur ne Shqiperi eshte jurist ne shtetit Konektikat dhe ai synon te konkuroje per vendin qe aktualisht e mban senatori Joseph Liberman.