E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA do detyrojë AIG të kthejë bonuset

Sekretari amerikan i thesarit, Timothy Geithner, ka thënë se kompania gjigante e siguracioneve, AIG, do të detyrohet të kthejë bonuset që i ka paguar punonjësve të saj. Ky do të përbëjë kusht për të marrë më shumë ndihmë nga qeveria e SHBA. Në një letër drejtuar Kongresit, zoti Geithner tha se 165 milionë dollarë që u dhanë si bonuse, po ashtu do të zbriteshin nga shuma prej 30 miliardë dollarësh që qeveria kishte premtuar se do t'i jepte kompanisë AIG, për t'a shpëtuar nga falimentimi. AIG këmbëngul se ishte e detryruar nga ana ligjore që t'i paguante këto bonuse, pavarësisht vështirësive finaciare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›