E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, bombë zyrës së deputetit Qiriako Micotaqis

Një bombe artizanale shpërtheu dje në mbrëmje në zyrën e deputetit grek Qiriako Micotaqis, që ndodhet në katin e pestë në një ndërtesë në rrugën Kalkokondili në Athinë. Bomba ishte e përbërë nga katër bombola gazi, dinamit dhe një kapsolle. Shpërthimi shkaktoi dëme materiale dhe jo viktima, pasi në zyrë nuk kishte njeri. Zjarrfikësit vajtën në vendin e ngjares, ndërsa policia akuzoi për këtë akt grupet anarshiste. Qiriako Micotaqis është djali i ish-kryeministrit Kosta Micotaqis. Ai është një nga politikanët me popullor sot në Greqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›