E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi, Rexhepi: Të arrestohen autorët

Mitrovicë -Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi ka dënuar ashpër shpërthimin e ndodhur një tanë më parë në lagjen "Tre rrokaqiejve", duke kërkuar nga strukturat e sigurisë që të marrin masa për identifikimin e autorëve të incidenteve si dhe arrestimin e tyre. "Mos arrestimi i personave të përfshirë në incidentet në veri të qytetit ka trimëruar strukturat paralele serbe, të cilat kanë për qëllim të mbajnë gjendjen të tensionuar"-theksoi Rexhepi.

Mos zbardhja e këtyre incidenteve, ku dyshohet se sikur në disa raste të tjera është larje hesapesh mes grupeve kriminale serbe, krijon konfuzion në opinion dhe shqetësim për banorët e asaj ane", thekson Rexhepi sot në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij.

Kryetari i komunës së Mitrovicës vlerëson se arrestimi i autorëve të incidenteve "do të ishte mesazh për të gjithë ata që përfshihen në krime se askush nuk do të tolerohet të jetë mbi ligjin" dhe kërkon që "strukturat përgjegjëse të jenë më energjike në luftimin e këtyre grupeve kriminale, të cilat kanë për qëllim krijimin e një imazhi jo të mirë për Kosovën".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›