SHBA Kongresi miraton financimin e qeverise federale edhe per dy jave

Kongresi i Shteteve te Bashkuara ka miratuar fondet per qeverine federale edhe per dy jave. Kjo mase shtyn mbylljen e mundeshme te qeverise dhe u demokrateve dhe republikaneve kohe per te rene dakord per nivelin e shpenzimeve per muajt qe kane mbetur deri ne fund te vitit. Korrespondeti i Zerit te Amerikes Majkell Bouman na informon se Senati e miratoi masen me 91 vota pro dhe 9 kunder.
Rezoluta per vazhdimin e punes se qeverise sic quhet ajo eshte nje hap i vogel sic shprehen anetaret e te dy partive politike ne rrugen e gjate per uljen e deficitit buxhetor amerikan prej 1.5 trilion dollaresh. Senatori republikan Tom Kobern e krahason borxhin qeveritar me nje semundje.
Ne kemi nje semundje te vetete sot ne vend dhe ajo eshte nje kancer qe do te marre lirine tone.
Masa e miratuar shkurton shpenzimet me 4 miliarde dollare per nje periudhe afatshkurter nje shume kjo fillestare e shkurtimeve te thella qe kerkohen nga republikanet si udheheqesi i pakices ne Senat Mic Mekonell.
Edhe pse ky eshte nje ligj per vetem dy jave dhe nje shkurtim shpenzimesh prej 4 miliarde dollaresh kjo eshte hera e pare qe une mbaj mend per sa kohe kam qene ketu qe ne shkurtojme shpenzimet e buxhetit.
Senatori Mekonell thote se borxhi i madh eshte duke e mbytur ekonomine amerikane.
Ne i kemi shtuar borxhit 3 trilione dollare qe nga fillimi i administrates Obama nderkohe qe kemi humbur 3 milione vende pune. Per mendimin tim mund te argumentojme ne menyre bindese se kjo eshte menyra me e keqe per te drejtuar qeverine. Prandaj ne duam ta ndalim kete.
Dhoma e Perfaqesuesve me shumice republikane e ka miratuar projekt-ligjin per buxhetin deri ne fund te vitit me nje shkurtim shpenzimesh prej 60 miliarde dollaresh. Demokatet te cilet kontrollojne Senatin thone se shkurtimet jane teper te medha. Senatori i pavarur Berni Sanders thote
Ne nje kohe kur diferenca e te ardhurave mes shume te pasurve dhe te tjereve eshte ne rritje a nuk jemi duke u perpjekur te balancojme buxhetin ne kurriz te shtreses se mesme ne kurriz te te varferve ne kurriz te te moshuarve te semureve te femijeve
Ligjvenesit demokrate propozojne shkurtime me te vogla ndersa Presidenti Barak Obama mbeshtet nje ngrirje pese vjecare te shpenzimeve te brendeshme pervec atyre qe kane te bejne me sigurine kombetare. Demokratet paralajmerojne se shkurtime te medha te buxhetit do te demtonin rimekembjen delikate te ekonomise si dhe konkurencen e Amerikes per nje periudhe afatgjate.
President Obama vleresoi miratimin e ligjit per fondet qeveritare dhe i beri thirrje Kongresit te beje perparim te metejshem mbeshtetur ne bashkepunimin me dy partive. Senatori demokrat Ricard Derbin tha se nuk eshte ndonje sukses i madh te miratosh nje ligj per vazhdimin e punes se qeverise per dy jave.
Mendoj se miratimi i nje ligji per 14 dite nuk eshte ndonje arritje per tu festuar. Do te duhen perpjekje shume te medha nga Shtepia e Bardhe si dhe nga udheheqesit e Kongresit per te miratuar nje buxhetin e ri per pjesen e mbetur te vitit ne vetem dy jave por ne do te punojme me kembengulje per te nje gje te tille.
Anketat tregojne se populli amerikan eshte i zemeruar dhe i shqetesuar rreth borxhit te qeverise federale por i ndare nese do te ishte e dobishme mbyllja e qeverise per te forcuar disiplinen fiskale. Tani per tani Uashingtoni ka dy jave kohe per tu perpjekur te sheshoje divergjencat partiake dhe per te ecur perpara.