E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gates: Lindja e Mesme po ndryshon

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 15:25

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, theksoi se revolucionet në Tunizi dhe Egjipt dhe trazirat e vazhdueshme në Libi, Bahrein, Jemen dhe vende të tjera dëshmojnë se protestuesit paqësorë, forcat e sigurisë të vetë-përmbajtura dhe qeveritë e përgjegjshme mund të sjellin ndryshime dhe se ndryshimet nuk nënkuptojnë militantizëm.

Ai i quajti ndryshimet në Lindjen e Mesme “pengesë të jashtëzakonshme” për al-Kaidën.

“Ato në thelb përgënjeshtrojnë qëndrimin e al-Kaidës se e vetmja mënyrë për të hequr qafe qeveritë autoritare është me anë të dhunës ekstremiste. Popujt e disa vendeve të rajonit po dëshmojnë të kundërtën”, tha Gates.

Gates tha se edhe Irani del humbës nga trazirat, veçanërisht për shkak se forcat e sigurisë atje vazhdimisht kanë përdorur dhunë për të shtypur protestat popullore.

“Qëndrimi i ushtarakëve në Tunizi dhe në Egjipt, dhe me përjashtim të një periudhe të shkurtër të dhunës në Bahrejn është në kontrast me shtypjen e egër që iranianët kanë ndërmarrë ndaj kujtdo që guxon të demonstrojë në vendin e tyre”, tha Gates.

Ai pranoi se do të duhen muaj, ndoshta vite, për të ditur rezultatet e trazirave aktuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›