Tadic Njohja e Kosoves ne asnje rrethane

Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se bisedimet teknike me Prishtinën nuk do të sjellin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë një politikë konstruktive, por në asnjë kusht nuk do të pranojmë pavarësinë e Kosovës, as në mënyrë eksplicite, as në mënyrë implicite”, ka deklaruar Tadic.
Sipas “REL”, këtë deklaratë Tadic e ka bërë gjatë një vizite në Banatski Dvor, prej nga ka theksuar se bisedimet mund ta vënë Serbinë në pozicion të vështirë, por në asnjë mënyrë nuk do ta cojnë atë drejt njohjes së Kosovës.
Në asnjë kusht nuk do të pranojmë pavarësinë e Kosovës, as në mënyrë eksplicite, as në mënyrë implicite
Boris Tadic
President i Serbisë “Serbia do të vazhdojë me nismat e saj për Kosovën, pasi ajo është burimi kryesor i destabilitetit për Serbinë, Rajonin dhe Evropën”, ka pohuar Tadic.
Ai ka shtuar më tej se mbrojtja e serbëve të Kosovës është prioritet i qeverisë së tij dhe ka falenderuar Rusinë për mbështetjen në ruajtjen e sovranitetit të Serbisë.
Deklarata e presidentit serb vjen disa ditë pasi Partia Radikale Serbe kërkoi nga prokuroria ndjekje penale ndaj tij dhe një sërë zyrtarëve të tjerë. Kjo, pasi sipas radikalëve, Tadic dhe vartësit e tij po e cojnë vendin drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Nga ana e tij, Tadic e konsideron Kosovën një cështje të madhe për mbarë botën, zgjidhja e të cilës sipas tij është shumë e vështirë.
Ndërsa analistët e cështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se politika e Beogradit zyrtar po vazhdon të jetë e dyanshme, në njërin drejtim me përpjekje për të mos prishur raportet me Brukselin dhe në drejtimin tjetër me qëllimin ta mbajë nën tension situatën në veri të Kosovës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova SHBA-Kosovë, memorandum mirëkuptimi
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë nënshkruar të hënën një memorandum mirëkuptimi, që parashikon vijimin e ndihmës së qeverisë amerikane për forcimin e institucioneve të Kosovës. Bruksel, përfundon takimi për lëvizjen e lirë
Ka përfunduar takimi i parë mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë. Bisedimet, Thaci: Veprojmë në bazë të kushtetutës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u ndalur te çështjet që pritet të diskutohen në Bruksel, në mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, ka deklaruar se gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane, për Kosovës do të jetë e pranueshme. “Çohu”, kritika privatizimit të PTK-së
Organizata “Çohu” prezanton fakte të reja, për se dështoi tenderi për privatizimin e PTK-së. Bisedimet Kosovë-Serbi
Delegacioni i Kosovësi udhëhequr nga zëvendës/kryeministrja Edita Tahiri të dielën ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në raundin e shtatë të dialogut teknik që do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2011.
Lajmet kryesore
Vendi drejt krizës energjitike
Nuk ka prodhim në vend dhe as para për të importuar
Dritan Prifti dëshmon në gjyq
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
Aksidenti në Tiranë, vdes një prej vajzave të plagosura
SHBA-Kosovë, memorandum mirëkuptimi