SHBA: “Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës!”
Autori i Lajmit: Redaksia
Hagë - Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është vullnet i popullit dhe faktor stabiliteti në Ballkan, ka thënë dje para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Harold Koh. Në një fjalim që ishte mbrojtja më e fuqishme e pavarësisë së Kosovës në Hagë, Harold Koh, fillimisht, ka shtruar pyetjen nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe menjëherë është përgjigjur me këto fjalë: "Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk përmban asgjë në kundërshtim me këtë të drejtë". “E drejta ndërkombëtare nuk rregullon çështjet e deklaratave të pavarësisë, ndërsa pavarësia e Kosovës është hapi i fundit në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, - ka thënë Harold Koh, për të shtuar se “nuk ka inkonsistencë ndërmjet shpalljes paqësore të pavarësisë së Kosovës, të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244”. Në vazhdim, Harold Koh u është drejtuar gjykatësve të GJND-së, duke u thënë se ata kanë dëgjuar për mizoritë ndaj shqiptarëve të Kosovës, për 1 milion kosovarë të dëbuar me dhunë dhe për fushatën e spastrimit etnik, për të shtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë zhvillim spontan, por asaj i ka paraprirë një proces politik. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetëm raportet ndërshtetërore, ka thënë Koh, për tiu referuar pastaj Rambujesë dhe “vullnetit të popullit” dhe për të shtuar se dokumentet e këtij tubimi nuk paragjykojnë dhe as përjashtojnë asnjë epilog të statusit politik të Kosovës. Nëse Rezoluta 1244 përmban dispozitën për integritetin territorial të Serbisë, pse atëherë për shumë kohë Beogradi është ankuar se ajo ia hap rrugën pavarësimit të Kosovës, ka pyetur Harold Koh, për të shtuar se Rezoluta 1244 thirret në integritetin territorial të Jugosllavisë, por Jugosllavia nuk ekziston më. Rezoluta 1244 i referohet integritetit territorial vetëm si fazë kalimtare, ndërsa mbështetësit e Serbisë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë rresht në rezolutë që të mund të thonë se Kosova, duke e shpallur pavarësinë, e ka shkelur atë, - shtoi Koh. Serbia thotë se i ka ofruar Kosovës autonominë më të gjerë të mundshme, por ata që mbajnë mend tanket rreth Parlamentit të Kosovës në vitin 1989, e dinë mirë se për çfarë autonomie bëhet fjalë, ka thënë në vazhdim përfaqësuesi amerikan. Ai ka pohuar se nga qindra deklarata të pavarësisë, asnjë nuk është hedhur poshtë nga e drejta ndërkombëtare dhe kjo nuk ka për të ndodhur as me Kosovën.
Rusia
Në vazhdim ka folur përfaqësuesi i Rusisë, Kiril Gevorgian, që ka thënë se kjo gjykatë ka juridiksion për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai në vazhdim ka folur për, siç ka thënë, shumë deklarata të pavarësive që janë konsideruar të paligjshme nga Këshilli i Sigurimit, për të shtuar se Qiproja Veriore është një rast i tillë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës është jolegale, sepse u bë nën një administrim ndërkombëtar, ka thënë Kiril Gevorgian, për të shtuar se popullata e Kosovës nuk hyn në kuadër të grupeve që kualifikohen për të pasur të drejtën për vetëvendosje. Në vitin 2008 nuk kishte kërcënim ndaj popullit të Kosovës nga ana e Serbisë dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk mund të merret si argument për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë përfaqësuesi rus. Serbia i ka ofruar Kosovës jo vetëm shkallë të lartë të autonomisë së brendshme, por edhe pjesëmarrje në organizatat ndërkombëtare, ka thënë përfaqësuesi rus, për të konkluduar se “sipas Rezolutës 1244, statusi i Kosovës është dashur të jetë autonomi substanciale në kuadër të Serbisë dhe kjo rezolutë mbetet tërësisht në fuqi”.
E.L
Motivacionet
Kundër Spanja, pro Finlanda
Seancën e djeshme dëgjimore në GJND e ka hapur Spanja, që ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse me të është shkelur Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përfaqësuesja e Spanjës, Konsepsion Eskobar Hernandez, ka thënë se “Spanja mendon se Rezoluta 1244 ende është në fuqi, ndërsa procesi politik për gjetjen e zgjidhjes është ende në vazhdim e sipër, gjithnjë derisa Këshilli i Sigurimit nuk miraton një vendim tjetër”. E fundit në seancën e sotme ka folur Finlanda, që pa asnjë hezitim ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009