E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri, telashe me protokollin e mitingutNga Antena brenda familjesSandri dje kaloi disa orë të këqija. Protokolli i mitingut iu kthye në makth, kur të gjithë e drejtonin te Flamuri. Dhe ajo i duhej atij. Po ta merrnin vesh njerëzit që gjërat e mitin

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri, telashe me protokollin e mitingutNga Antena brenda familjes

Sandri dje kaloi disa orë të këqija. Protokolli i mitingut iu kthye në makth, kur të gjithë e drejtonin te Flamuri. Dhe ajo i duhej atij. Po ta merrnin vesh njerëzit që gjërat e mitingut i kishte në dorë Flamuri, merrte fund. Mirë paratë e dekorimit të Tiranës që i mori, po tani dhe protokolli ishte mangët.

Aty nga dreka vendosi të marrë në telefon doktorin. E nisi bisedën me takt duke i bërë qejfin për përgatitjet nga rrethet.

- Doktor, ka për të qenë miting i madh. Kam fol me gjithë korrespondentët e rretheve. Informacioni është fantastik. Në çdo qytet, nga Saranda në Tropojë, gjithë ndërmarrjet sipas mundësive do dërgojnë nga 20 deri në 50 vetë. Gjithë shkollat, gjithë mësuesit, mjekët, infermierët, nxënësit e maturave të qyteteve nga Shkodra në Vlorë, gjithçka fantastike.

- Sandër, ka për të qenë një ditë e madhe. Kam për t’i tregu vendin atij pisi. Jo, se vetë e deshi kështu. Unë për luftë gati jam. Jo, ai zotëri duhet ta dijë mirë këtë….

- Edhe një gjë tjetër doktor. Është fantastike. Në Vlorë një naftëtar nuk donte të vinte. Thoshte që “jam kryetar i PS së fshatit, si do shkoj në miting të Saliut, vetëm se punoj në naftë?!” I tha ai drejtori: “Ti nuk je i PS, po i LMN”, - i kishte thënë. “ǒështë LMN mo aman, - i kishte thënë ai, - unë jam i PS.” “LMN është Lëvizja për Mendimin Ndryshe e atyre Benëve, i ke dëgjuar ata?” “Aman o drejtor, - i tha, - se do më arrestojë policia, se do thonë, ç’do ky socialist në miting, ka ardh të vrasë Saliun.” “Ec, ec, - i tha, - se mua më duhet numri, në daç bërtit, në daç mbyll gojën aty. Po rri andej nga fundi, se mund të gjesh dhe ndonjë socialist tjetër nga këta që janë dakord të hyhet në parlament.”

- Sandër, ka për të qenë një ditë e madhe. Kam për t’i tregu vendin atij pisi. Jo, se vetë e deshi kështu. Unë për luftë gati jam. Jo, ai zotëri duhet ta dijë mirë këtë…

- Po, po doktor, as që e vë në diskutim. Po dua të të pyes pak, kush do flasë i pari, kush i dyti, kur do flasësh ti, ku do jenë ulur njerëzit, se më duhet për filmimin dhe t’i kem gjërat gati, se ti e di që gazetaret janë biba, ngatërrojnë dhe emrat.

- Sandër, të gjitha gjërat janë gati, na duhet vetëm një student Dhjetori. Për fat të keq s’ka më asnjë në PD. S’e di ç’ka ndodhur, po s’ka më asnjë.

- Po si mo doktor gjithë ata studentë që kanë nis shkollën me 1986 deri më 1990, s’ka asnjë në PD?

- Nga ata ka plot, por nga këta që kanë qenë protagonistë më 8 dhjetor nuk ka. Kemi pas plot, me thënë të drejtën, po kanë ikë. S’di ç’të bëj d.m.th. Dhe deputetë kemi pas, dhe në kryesi, dhe në forum, po kanë ikë. S’di pse kanë ikë. Sot, kur e pashë me vëmendje situatën, pashë që s’kish më asnjë.

- Po fut këtë Mesilën doktor, se e kemi dhe si tonën ne nga Klani, na bëhet qejfi. Dhe Keli i shkretë u torturua në punë natë e ditë.

- Mesilën thua ti? Po nuk ka qenë Sandër fare në dhjetor, ka qenë te greva e urisë më thonë.

- S’e di, mua më ka thënë ai Ben Lika që ka qenë mo burrë…

- Shiko, Ben Lika është trafikant, mos ma zë në gojë. Nuk besohet ai. Nejse, unë po e nxjerr një herë. Se dhe s’ka kush të kundërshtojë këtu, se s’ka ngel më njeri. Pastaj do nxjerr këtë Dritan Priftin në emër të Ilir Metës, dhe unë. Nuk e zgjas shumë.

- Shumë mirë doktor. Ka për të dalë miting i madh. Hajt urime.

Sa e mbylli me doktorin, fërkoi duart nga gëzimi dhe mori Cecën.

- Ceca, ndërroje këtë zile sot, se s’kemi nevojë për seks. Na e ngref mitingu. Dëgjo. Po të pyeti njeri për protokollin, thuaj e ka Sandri. Po që ta dish ti, e para do flasë Mesila, pastaj Dritan Prifti, dhe pastaj doktori.

- E mo mirë, vari trapin, ç’më duhen mua këto?

- Po jo se s’dihet, të pyet njeri. Thuaj e ka Sandri.

- Jo mo, s’ka problem, se ua ka dhënë Flamuri, po vari trapin, ç’më duhet mua kjo.

- Po mirë moj se mos të pyet njeri, se je dhe zëdhënëse e PD.

- E mo mirë, vari trapin, po më pyeti njeri, po i them të ta kërkojnë ty. Vari trapin, kështu u bë kjo punë.

- ǒpaske sot, se s’qenke në formë?

- E mo vari trapin, dhe unë kam pas motrën me Lëvizjen e Dhjetorit dhe s’ma quajnë. Këto që flasin kanë pas dashnorët dhe ua quajnë. Vari trapin, ç’do presësh nga Genc Pollo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›