Kupa e Shqipërisë Dinamo kërkon revanshin ndaj ballshiotëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë – Luhen ditën e sotme takimet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Dy javë më parë, 90- minutëshat e parë dhanë rezultate të papritura nga askush. Në grupin A surprizën e bëri Bylisi (militon në Kategorinë e Parë). Ballshiotët mundën (1-0) në shtëpinë e tyre ekipin që po dominon në Kategorinë Superiore, Dinamon. Rezultati i takimit ia bën të detyrueshme triumfin me më shumë se një gol avantazh “nëndetëses blu”. Ndërsa në grupin B gjysmë “surprize” ishte triumfi i Skënderbeut ndaj Apolonisë. Korçarët në stadiumin e tyre fituan minimalisht ndaj Apolonisë. Tashmë ekipi fierak, që të kalojë në turin e tretë, duhet të marrë një fitore me më shumë se një gol.
Grupi A
Në katër çiftet e grupit A të Kupës së Shqipërisë, më të vështirë kualifikimin do ta ketë ekipi i Dinamos. “Nëndetësja blu” edhe pse po dominon në Superligën Shqiptare(+10 pikë nga vendi i dytë, Besa) ka marrë një humbje minimale në Ballsh. Fakti që blutë nuk kanë shënuar asnjë gol jashtë fushës së tyre e bënë paksa delikate sfidën e sotme. Ekipit të drejtuar nga Shkëlqim Muça, në takimin e sotëm, do ti duhet të marrë një fitore me më shumë se dy gola avantazh. Nëse Dinamo merr një gol atëherë çështja për kualifikim do të komplikohej së tepërmi. Nga ana tjetër, Bylisi ka një avantazh mjaft të madh: ka në dispozicion tre rezultate: fitoren, barazimin dhe humbjen në shifrat, 2-1. Ekipi ballshiot ka një skuadër mjaft të fortë edhe sot misioni i Dinamos nuk është fort i lehtë. Bylisi në Kategorinë e Parë kryeson tabelën e renditjes në kuotën e 31 pikëve. Paksa më të lehtë rrugën drejt turit të tretë të Kupës së Shqipërisë pritet ta kenë ekipet e Tiranës dhe ai i Shkumbinit. Të dy këto skuadra kanë marrë barazime jashtë fushave të tyre respektivisht ndaj Lushnjës dhe Kastriotit. Bardheblutë dhe peqinasit përpos rezultateve pozitive që kanë marrë në ndeshjet e para (kanë barazuar me gola) do të shfrytëzojnë sot faktorin fushë me qëllim që të kalojnë për më tej. Tirana pas barazimit 2-2, në Lushnjë kualifikohet edhe me barazimin 1-1, 0-0 si dhe fitore. Ndërsa ekipi i Shkumbinit pas barazimit të marrë ndaj krutanëve jashtë fushës së tyre, 1-1, kanë në dispozicion dy rezultate: barazimin 0-0 si dhe fitoren. Ndërsa takimi i katërt i grupit A, ai midis Besës dhe Laçit duket se do të jetë një formalitet. Kavajasit dy javë më parë kanë marrë një fitore 1-0 në Laç dhe sot në Kavajë do ti mjaftonte edhe një rezultat i barabartë që të kualifikoheshin.
Grupi B
Në katër çiftet e grupit B gjysmë “surprizën” e vetme e ka barë ekipi i Skënderbeut. Korçarët kanë mundur në shtëpinë e tyre ekipin e Apolonisë. Kështu që kualifikimi për fierakët sot do të jetë mjaft i vështirë. Ekipi i Apolonisë do të mund të kualifikohet sot, vetëm nëse arrin të marrë një fitore me më shumë se dy gola se kundërshtari. “Ujqit e dëborës” do të udhëtojnë drejt Fierit me një pikësynim të vetëm: të arrijnë të shënojnë një gol. Nëse ia dalim mbanë, atëherë çdo gjë do të bëhet më e vështirë për kundërshtarët, të cilët në 90- minutëshin e parë nuk prekën rrjetën kundërshtare. Kualifikimin për në turin e tretë, të vështirë do ta ketë edhe ekipi i Flamurtarit. Ndaj Gramozit skuadra e drejtuar nga Gugash Magani pësoi një humbje minimale (1-0) dhe sot doi ti duhet të shënojë një fitore me më shumë se dy gola diferencë më kundërshtarët që të kalojë më tej. Për kuqezinjtë ky duhet si një mision i pamundur duke qenë se po kalojnë një moment negativ. Ata në kampionat, në 13 ndeshje, kanë marrë vetëm 10 pikë. Gjithsesi, një formë më të mirë nuk po kalon as ekipi i Gramozit. Kolonjarët në Superligë renditen në vendin e parafundit në kuotën e 11 pikëve. Dy takimet e fundit të këtij grupi, Teuta-Partizani dhe Vllaznia-Kamza janë ndeshjet më pak interesante. 90- minutëshi i Durrësit pritet të kalojë në turin e tretë ekipin vendas. Teuta dy javë më parë ka marrë një barazim 1-1 ndaj ekipit të Partizanit. Ndërsa ndeshja në “Loro Boriçi” duket se do të luhet sa për statistika, pasi shkodranët, dy javë më parë, kanë mundur thellë Kamzën, 3-1.
Ndeshjet
Grupi A
Tirana - Lushnja (2-2)
Dinamo -Bylis (0-1)
Shkumbini-Kastrioti (1-1)
Besa-Laçi (1-0)
Grupi B
Vllaznia-Kamza (3-1)
Teuta-Partizani (1-1)
Flamurtari-Gramozi (0-1)
Apolonia-Skënderbeu (0-1)
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009