SHBA: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të zbatohet
SHBA- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Zëvendëssekretarin e Shetit, Williams Burns theksoi se "ndihma e SHBA-së gjithmonë ka qenë vendimtare".
"Në tërë procesin e Marrëveshjes së Brukselit, kontributi i SHBA-së ka qenë jo vetëm mbështetës, por edhe garantues se një marrëveshje e arritur midis dy vendeve me një konflikt të vjetër, do të jetë në dobi të të dyja vendeve, që synojnë të pavarura integrimin në institucionet euroatlantike", tha Thaçi.
Kreu i qeverisë kosovare falenderoi zëvendëssekretarin e Shtetit, William Burns për ndihmën e vazhdueshme dhe kontributin e SHBA-së, që ndihmuan dhe përkrahën Kosovën në momentet vendimtare, si në të kaluarën ashtu edhe në konsolidimin e shtetit të ri.
Kryeministri Thaçi, sipas komunikatës së sotme nga zyra e tij, e njoftoi zëvendëssekretarin e Shtetit për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel dhe tha se kjo marrëveshje duhet të fillojë të implementohet nga të dyja palët.
Kryeministri Thaçi tha se, "Kosova është e gatshme për fillimin e implementimit të kësaj Marrëveshjeje, duke bërë edhe ndryshimet legjislative, që do të miratohen në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës është duke dërguar mesazhe te qytetarët e veriut, në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës".
Në takim kryeministri Thaçi foli edhe për axhendën e Kosovës për njohjet ndërkombëtare, dhe falenderoi administratën e SHBA-së për kontributin e dhënë në drejtim të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga shumë shtete të botës.
Duke folur për perspektivën evropiane të Kosovës, kryeministri Thaçi i tha z. Biden se, "Kosova të ardhmen e saj në BE nuk e kërkon duke u thirrur në parime morale, por edhe duke i përmbushur kriteret e caktuara. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE".
"Qeveria e Kosovës do të angazhohet që të përmbushë të gjitha kriteret për t'u bërë pjesë e institucioneve të BE-së dhe NATO-s, duke prodhuar argumente për mbështetje nga administrata e SHBA-së", tha mes të tjerash kryeministri Thaçi.
Zëvendëssekretari i Shtetit, Burns, shprehu mirënjohje për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Thaçi për arritjen e Marrëveshjes dhe shprehu besimin se do të fillojë implementimi i saj. Burns siguroi përkrahjen e SHBA-së për Marrëveshjen e arritur dhe se në të ardhmen nuk do të mungojë asnjëherë kontributi i SHBA-së që kjo Marrëveshje të jetësohet.
Po ashtu, zëvendëssekretari Burns theksoi se SHBA-ja përkrah axhendën e integrimeve evropiane për Kosovën, si dhe do të kontribuojnë në rritjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
(e.m/ata/BalkanWeb)