E Diel, 1 Nëntor 2026

Toponimet, kalimi i emigrantëve në kufi, jo vetëm për zgjedhje

Një marrëveshje mes Drejtorisë Kufitare të Shqipërisë dhe Greqisë ka hapur “dritën jeshile” për kthimin pa afat të caktuar në Greqi, të qindra emigrantëve që do të shkojnë në Shqipëri nga dy pikat kryesore kufitare, Kapshticë dhe Kakavijë.

Marrëveshja u arrit mbrëmjen e djeshme pas takimit të drejtorit rajonal të kufirit në Gjirokastër, Admir Abrija me drejtorin e kufirit të Janinës dhe drejtorin e kufirit të Epirit të Veriut.

Falë marrëveshjes, shqiptarët do të mund të udhëtojnë në atdhe, përmes Kakavijës dhe Kapshticës, dhe jo vetëm për zgjedhje sic u njoftua dy ditë më parë.

Gjatë takimit u diskutua edhe shtimi i sporteleve ditën e zgjedhjeve, ndërsa pika e e tretë e diskutimit, ishin dhe operacionet e përbashkëta policore.

Në këtë mënyrë merr fund, përkohësisht, kalvari i mundimeve të emigrantëve shqiptarë, për shkak të problemeve që ka krijuar shkrimi i toponimeve të vendlindjes së fëmijëve të lindur në Greqi, në pasaportat e tyre.
(e.m/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›