E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Mit Romney kryeson anketat

Anketat e fundit politike në Shtetet e Bashkuara tregojnë se ka pasur lëvizje në renditjen e kandidatëve republikanë për president, ndërkohë që mbetet më pak se një javë deri në zgjedhjet paraprake në Iowa dhe fillimin zyrtar të fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Ish-guvernatori i shtetit Masaçusets Mitt Romney ka siguruar përsëri epërsinë në bazë të shifrave të fundit, ndërsa Ron Paul ka dalë në vend të dytë.

Në Iowa, ku zgjedhjet partiake zhvillohen më 3 janar, ish-guvernatori Romney dhe ligjvënësi Ron Paul janë vetëm pak pikë larg njëri-tjetrit. Ka pasur gjithashtu një ngritje të papritur në anketa të senatorit Rick Santorum, i cili ka rritur thuajse trefish mbështetjen duke dalë në vend të tretë në anketa.

Anketat e fundit tregojnë një rënie të mbështetjes për ish-kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›