SHBA-ja përkrahë misionin arab në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se misionit të Ligës Arabe në Siri duhet t`i jepet kohë për të bërë punën e tyre.
Një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit tha se vëzhguesve u duhet mundësi hyrjeje në të gjitha zonat e konfliktit.
Vëzhguesit i kanë kaluar dy ditë në qytetin e Homsit, por aktivistët thonë se në atë kohë forcat siriane kanë vrarë 60 civilë, duke bërë që Franca të drejtojë kritika në drejtim të misionit, për shkak të pamundësisë së tyre për të ndaluar gjakderdhjen.
Ndërkohë, departamenti amerikan i shtetit thotë se shpresojnë që misioni arab të ndihmojë në përfundimin e trazirave nëntë mujore kundër presidentit Bashar Al-Assadit, si pasojë e të cilave deri më tani, sipas Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën mbi 5000 njerëz.