E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut, në ditën e dytë të funeralit për Kimin Jong IL

Me mijëra qytetarë të Koresë së Veriut kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për liderin e tyre të ndjerë, Kim Jong IL.

Zyrtarë të lartë qeveritarë, oficerë ushtarakë dhe rreth 100 mijë civilë kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, në sheshin qëndror në kryeqytetin, Phenjan.

Qytetarët, shumica e të cilëve kishin veshur pallto të zeza, qëndronin në heshtje në shesh.

Kim Jong Un, i cili pritet të marrë frerët e pushtetit në shtetin e izoluar, qëndronte duke dëgjuar fjalimet e ushtarakëve të lartë, që lavdëronin babanë e tij të ndjerë.

Pas fjalimeve, në gjithë vendin u dëgjuan sirenat, të cilat tregonin se periudha zyrtare e zisë për Kim Jong IL, e cila filloi më 17 dhjetor, kur edhe ndërroi jetë lideri, ka përfunduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›