SHBA/ Myslimanët e New Yorkut fillojnë Ramazanin
Myslimanët e New Yorkut në SHBA, kanë filluar Ramazanin, muajin e shenjtë për më shumë se 1 miliard myslimanë në gjithë botën.
Të mërkurën më shumë se 500 myslimanë u mblodhën në mbrëmjen e parë të namazit për Ramazanin, në qendrën kulturore islamike në Manhatan.
Kjo xhami është ndërtuar në 1991, dhe aty shkojnë një numër i madh myslimanësh nga shumë vende të botës, si Egjipti, Maroku, Somalia, Bangladeshi, Pakistani.
Namazi në ditën e parë në këtë xhami u udhëhoq nga imami Ali Shamsi.
Imami tha se kjo xhami ndjek praktikën e xhamive në Lindjen e Mesme, për fillimin e ceremonive.
Duke reflektuar mbi frymën e Ramazanit, Imami tha se ishte një mundësi e mirë për myslimanët për të përhapur mesazhin e paqes në botë, dhe për të larguar imazhin e myslimanëve si terroristë.
"Kur kemi brenda paqen shpirtërore, mund të ndërtojmë paqen sociale. Dhe kështu që është një mundësi e mirë për Myslimanët për të ndërtuar paqen brenda shpirtit të tyre dhe pastaj ta realizojnë në mjedisin shoqëror në përgjithësi. Dhe unë mendoj se ky është muaji i ndërtimit të miqësisë, është muaji i rritjes së kuptimit dhe paqes. Dhe kështu kjo është një mundësi e mirë për muslimanët për të edukuar të tjerët rreth paqes në komunitetin tonë, "tha Ali.
Pas namazit të Ramazanit, të pranishmit në xhami filluan iftarin, ku burrave dhe grave iu shërbye oriz, mish dhe sallatë në vende të vecanta ngrëniejeje.
Kaushik Ahmed, një mysliman që jeton në Neë York, i cili është me origjinë nga Bangladeshi, tha se ai nuk e ka të vështirë të ndjekë ritualet e Ramazanit në Nju Jork.
"Megjithëse komuniteti jonë këtu nuk është shumë i madh, ne arrijmë që të bashkëpunojmë shumë mirë me njëri tjetrin, këtu në Manhatan," tha Ahmed.
Për agjencinë e lajmeve Reuters folën dhe disa besimtarë të tjerë, ku Ismail Mohammed, nga Egjipti, tha se ai e sheh muajin e shenjtë të Ramazanit, si të shëndetshëm për trupin e njeriut.
Myslimanët në këtë xhami të Manhatanit, vunë në dukje se festimi në SHBA, nuk është i njëjtë me atë që ata praktikonin në vendet e tyre të origjinës, por ata theksuan se fryma e Ramazanit është mjaft e pranishme në komunitetin mysliman.
Ata thanë se do ta festojnë muajin e shenjtë dhe me vizita familjare te njëri tjetri, përvec zbatimit të ritualeve të përditshme. Muaji i shenjtë i Ramazanit për myslimanët mbaron në shtator me festën e Bajramit.