Mali i Zi, opozita kërkon ndryshimin e simboleve shtetërore
Zëvendëskryetari i Demokracisë së Re Serbe, Goran Daniloviç, paralajmëroi se në seancën e vjeshtës të parlamentit, opozita malazeze do të propozojë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Simbolet Shtetërore.
Gjatë një prononcimi për gazetën "Pobeda" Daniloviç theksoi se "propozova që opozita të kërkojë ndryshime të Ligjit për Simbolet Shtetërore. Duam simbole shtetërore që do t'i respektojë çdo qytetar malazez".
Për opozitën, në mënyrë të veçantë është problematik himni, tekstin e të cilit ka shkruar i dënuari për krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sekula Dërleviç.