E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste nis perzgjedhjen e kandidateve per bashki e komuna

Partia Socialiste e opozites percaktoi sot rregullat dhe kriteret e zgjedhjes se kandidateve per kryetare bashkish e komunash. Asambleja Kombetare vendosi sot qe gjate 15 diteve te gjitha deget e kesaj partie do te zgjedhin kandidatet e majte per kryetare dhe keshilltare bashkiake e komunale ndersa kryesia e Partise Socialiste do te marre ne 27 mars nje vendim perfundimtar per emrat e kandidateve dhe per aleancat parazgjedhore me partite e tjera.

Perfaqesuesi i kesaj partie Blendi Klosi tha se socialistet u mbeten kerkesave per me shume transparence dhe kushte me te mira teknike ne organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Zoti Klosi thote se Partia Socialiste eshte ende duke shqyrtuar kandidaturat per te zgjedhur njerezit me te mire pa bere ndonje dallim nese zonat jane qytete te medha apo komuna te vogla.

Nderkaq edhe Partia Demokratike ka nisur perzgjedhjen e kandidaturave te tyre ne rrethe per kryetare e keshilltare bashkish e komunash. Sfida kryesore e demokratikeve mbetet sipas tyre te fitojne ne qytetet kryesore ku prej 2-3 mandate rresht qeverisin kryetare te majte.

Demokratet kane nje marreveshje me LSI-ne qe te kene kandidate te perbashket ne disa zona apo ti hapin rruge kandidateve te njeri-tjetrit.

Nje fushe tjeter e gjere bashkepunimi me aleatet si per PD ashtu edhe per PS jane keshillat bashkiake e komunale ku votat jane po aq te rendesishme sa edhe ato per kryetarin.

KQZ ka nisur punen per organizimin e zgjedhjeve vendore duke ngritur komisionet zonale dhe duke siguruar materialet zgjedhore. Megjithate dyshimet e socialisteve te opozites bien edhe mbi kete komision krahas pasaktesise se listave te votuesve dhe verfikimin e kartave te identitetit.

OSBE ka bere te ditur se do te sjelle nje numer te madh vezhguesish nderkombetare qe krahas atyre vendore do te ndjekin deri ne fund numerimin e votave per tu siguruar dhe ndjekur vete nga afer procesin zgjedhor ne teresi i vleresohet si i rendesishem per te ardhmen e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›