E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA/ Ndotja e naftës, kërcënim edhe për Europën



Derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës mund të rezultojë i dëmshëm edhe për kontinentin e Europës, dhe jo vetëm për SHBA-në. Gjatë raportimit para Kongresit amerikan, një ndër ekspertet kryesore të grupit hetimor mbi dëmet e ndotjes së derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës tha se masa e karburantit të derdhur në det do t'i drejtohet Arktikut dhe brigjeve të Europës.
"Kjo nuk është thjesht një çështje rajonale për jetën e kafshëve detare. Ujërat e ndotura do të prekin edhe Arktikun dhe mund të mbërrijne deri në Europë. Kompania BP është treguar e papërgjegjshme gjatë kërkimeve të saj për naftë në Gjirin e Meksikës", u shpreh Karl Safina, kreu i institutit "Oqeani Blu".
Specialistët e mjedisit raportuan para Kongresit amerikan për pasojet e ndotjes në Oqean. Ata deklaruan se ende nuk mund të përcaktohen saktësisht dëmet nga karburanti i derdhur në det dhe se nuk dihet akoma sasia që çlirohet çdo sekondë prej pusit të naftës së kompanisë BP në Gjirin e Meksikës.
Duke parë përmasat si edhe dëmet e shumta që i ka shkaktuar florës dhe faunës së ambientet ujor në Gjirin e Meksikës, ky incident mund të përkufizohet si një nga katastrofat më të mëdha ekologjike të fillim shekullit të XX.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›