Berisha: Shtim fondesh për kërkimin shkencor

Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kërkimin shkencor dhe inovacionin si problemet më të vështira nga të cilat varet ndërtimi i të ardhmes, ndaj ka premtuar për shtim të fondeve dhe njëherësh ka kërkuar më shumë bashkëpunim rajonal në këtë fushë. "Kërkimi shkencor ka nevojë për financim. Ndaj në këtë reformë po përpiqemi të rrisim progresivisht fondet për kërkimin shkencor si kusht vendimtar për suksesin e tij", u shpreh kryeministri në një konferencë për arsimin.
Berisha tha se reforma e kërkimi shkencor do shoqërohet me një reformë tjetër të arsimit të lartë dhe rritje të autonomisë së këtyre institucioneve. Berisha nënvizoi se duhen mundësuar të gjitha lehtësirat që sektori privat të mund të kontribuojë në kërkimin shkencor. Kryeministri theksoi se duhet investuar në burimet njerëzore, në trurin e kërkuesve shqiptarë, për të arritur sukses.