E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Ndryshoni ligjin për SHISH

Ne emer te qeverise amerikane, Xhon Withers ambasadori amerikan ne vendin tone, kërkoi ndryshimin e projektligjit per Sherbimin Informativ Shteteror. Ne nje konference te rralle per shtyp, me nje fjalor me te qarte se shpeshherë, ambasadori amerikan shprehu shqetësimin per kompetencat e reja qe merr SHISH dhe per varesine e tij politike.

“është jetike per Shqipërinë që SHISH të jetë i pavarur dhe i lirë nga ndikimet politike. Ne jemi të shqetësuar që ky pr/ligj i minon këto parime. Ky draft i jep kompetenca shqetësuese SHISH-it për veprimtarinë brenda vendit. Shqipëria ka punuara shumë për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar, ndërsa ky pr/ligj në formën aktuale po e dëmton këtë imazh” tha Withers.

Zgjidhja tha ambasadori amerikan do te ishte bashkëpunimi me eksperte nderkombetare.

“Kërkojmë me forcë që ekspertë ndërkombëtarë ligjorë të lejohen të kryejnë një rishikim të gjithanshëm të pr/ligjit para se parlamenti të ndërmarrë vendime të mëtejshme” tha Withers.

Ligji ve ne diskutim rrugen e Shqiperise drejt strukturave euroatlantike tha Withers, duke kujtuar se jemi nje vend i ri ne NATO.

“Shqipëria është një anëtare e re e NATO-s dhe aspiron për integrimin e plotë euroatlantik. Ne ndjejmë se ky ligj po e çon Shqipërinë në drejtim të gabuar. Si miq të ngushtë të Shqipërisë dëshirojmë t’u japim këshillat tona që miku jonë Shqipëria të mos shkojë në drejtim të gabuar” tha Withers.

Dorian Kodra

Azhornuar së fundi ( e premte , 12 mars 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›