G99: “Ruzhdia”, prova e manipulimit të zgjedhjeve
TIRANE- Lëvizja G99 ka reaguar sot për rastin “Ruzhdie”. Sipas kësaj partie, Ruzhdia është prova e pamohueshme për zgjedhjet.
“Fatmirësisht Prokuroria ka hetuar në këtë kuti dhe shifrat që na prezantohen janë prova e pamohueshme dhe e paevitueshme që këto zgjedhje janë manipuluar dhe janë vjedhur prej partisë në pushtet.” theksoi përpara mediave përfaqësuesi i G99, Etjen Xhafa.
Partia G99 ka dhënë sot fakte ku sipas saj vërtetohen provat e manipulimit.
“Në kutinë numër 3052 , ku PD thotë se ka humbur një mandat, prej 525 votave të mundshme , Partia Demokratike ka marrë 500 vota ndërsa PS 12, të tjerat janë të pavlefshme. Pra PD ka marrë 95.2% të votave , një përqindje që na kujton fitoret e Partisë së Punës. 102 persona që rezultojnë votues nuk kanë qenë fare fizikisht në Shqipëri , 173 persona që rezultojnë të kenë votuar me karta identiteti, nuk kanë aplikuar kurrë për kartat e identitetit, 94 persona që rezultojnë të kenë votuar me pasaporta , nuk kanë fare pasaporta, nënshkrimet e 120 personave janë hedhur nga e njëjta dorë.” theksoi Xhafa.
Sipas G99, nga hetimi i Prokurorisë, 386 vota, pra 75% e votave janë të manipuluara.
(e.n/BalkanWeb)