E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, hakerat serbë sulmojnë faqen e Min. Drejtësisë

PRISHTINE - Hakerat serbë kanë sulmuar në orët e para të mëngjesit të sotëm faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Piratët informatikë kanë vendosur në këtë faqe simbole serbe, të kishës ortodokse dhe sloganin “Kosova është Serbi”. Ndërkohë, punonjësit e teknologjisë informative në Ministrinë e Drejtësisë kanë ndërhyrë dhe e kanë kthyer faqen në normalitet.

Kjo nuk është hera e parë që hakerat serbë hyjnë në faqet shqiptare të internetit, duke propaganduar qëndrimet e tyre kundër pavarësisë së Kosovës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›