Afganistan, shpërthim në një çisternë të NATO-s, 7 të vdekur

Të paktën shtatë perosna kanë vdekur sot në provincën jugore Kandahar të Afganistanit , kur një çisternë që furnizonte NATO-n me karburante, u përfshi nga zjarri.
Zyrtarët lokalë thanë se nga zjarri kishte përfshirë edhe një automjet që kalonte aty afër.
Policia në Kandahar tha se tre civilë të tjerë janë plagosur seriozisht në incident, që ndodhi në qarkun Panxhvai.
Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë duke thënë se e kanë hedhur një raketë drejt çisternës dhe kjo ka shkaktuar shpërthimin, por policia tha se në kohën e incidentit nuk ka pasur aktivitet të kryengritësve në atë hapësirë.