SHBA/ Nju Jork goditet nga stuhi historike dëbore, trashësia arrin deri në 6 metra

Një stuhi historike dëbore ka goditur shtetin perëndimor të Nju Jorkut në SHBA, me mbi 6 metra borë në disa vende, duke mbyllur rrugët, duke shkaktuar ndalime të qarkullimit dhe duke anuluar fluturimet.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, reshjet totale të borës janë mbi 6 metra në dy zona, Orchard Park dhe në lindje të Watertown. Dy banorë kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve kardiake për shkak të përpjekjeve për të pastruar terrenin, tha ekzekutivi i qarkut Erie Mark Poloncarz.
Alarmet për kushte të këqija të motit janë në fuqi për mbi 6 milionë njerëz në gjashtë shtete, Wisconsin, Michigan, Indiana, Ohio, Pensilvania dhe Nju Jork.
Sinoptikanët dhe zyrtarët kanë dhënë alarmin për natyrën kërcënuese për jetën të kësaj stuhie bore, e cila është historike edhe për rajonin Buffalo ku reshjet e dendura të borës e janë normale gjatë muajve të dimrit. Reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
Kryetari i bashkisë së Buffalo, Byron Brown, tha se pavarësisht se qyteti i tij është mësuar me borën e madhe, kjo është “shumë më shumë seç kemi zakonisht”.
“Kjo ka qenë një stuhi shumë e paparashikueshme. Dëbora ka rënë shumë shpejt dhe shumë i rëndë“, tha ai./ CNN
/rtsh.al/