SHBA, OPEL blihet nga kompania Magna

Prodhuesi i General Motors në SHBA i ka shitur aksionet e OPEL një grupi kanadez kompanish për prodhimin e makinave i quajtur Magna. Me këtë operacion shitjeje ka përfunduar me sukses marrja e OPEL-it , i cili rrezikonte prej disa muajsh falimentin për mungesa të mëdha në fondet e tij financiare kjo edhe për shkak të krizës financiare.
Bisedimet për këtë kontratë kanë përfunduar me shitjen e OPEL-it, kjo e fundit është një njësi ekonomike nën varësinë e qeverisë së SHBA-së. Gjithashtu dihet se kjo kompani ka mbi 50 mijë punëtorë të cilët do të marrin frymë lirisht pasi kompania e tyre nuk pati fatin e Chrysler-it.
Magna është një organizëm ekonomik i cili ka mbështetje financiare nga një bankë ruse e cila është nën pronësinë e qeverisë ruse.
General Motors ka pasur nën pronësi OPEL-in që prej 80 vitesh. Ndërsa Opel-i e ka kohën e themelimit në Gjermani që në shekullin e 19-të. Zyrat kryesore janë të vendosur në qytetin perëndimor të Russelsheim dhe aty ndodhen edhe katër fabrikat prodhimi.
Por OPEL-i ka edhe dy fabrika prodhimi automobilash në qytetin Vauxhall në Britani, si dhe vende të tjera të mëdha si në Belgjikë, Poloni dhe Spanjë.
Magna do të ketë 57 % të kompanisë, ndërsa punonjësit e OPEL-it do të mbajnë 10 përqind. Kurse GM do të mbajë 35 për qind. Pavarsisht suksesit të kontratës rreth 10,000 vende pune rrezikohen të shkurtohen në Evropë.