Kosova i paguan BB-së këstin e parë të borxhit
Kosova i ka paguar Bankës Botërore këstin e parë të borxhit prej 381 milionë eurosh, një hap që synon të nxjerrë më shumë në pah pavarësinë e shtetit të ri, deklaroi sot një zyrtar i qeverisë së Prishtinës.
Pasi Kosova shpalli pavarësinë vitin e kaluar dhe disa muaj më parë u anëtarësua në Bankën Botërore, banka deklaroi se Prishtina duhet tashmë të shlyejë vetë borxhin.
"I kemi paguar Bankës Botërore këstin e parë prej 9.2 milionë eurosh të borxhit. Pagesa tjetër do të bëhet më 15 mars të vitit të ardhshëm", deklaroi Muharrem Shahini nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Bankën Botërore, Kosova do të paguajë afro 26 milionë euro në vit. Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Kosovës një shumë prej 125 milionë dollarësh për shlyerjen e borxheve të jashtme. "Me këtë po tregojmë se Kosova është një partner serioz në marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare. Shlyejmë në kohë borxhet dhe kjo na ndihmon për të marrë të tjera", tha Shahini.
Si pjesë e ish-Jugosllavisë, në vitet 1970-'80, Kosova ka marrë fonde të Bankës Botërore për ndërtimin e fabrikave, centraleve të energjisë, ujësjellsave dhe rrugëve. Si pjesë e dikurshme e ish-Jugosllavisë, Kosova ka marrë gjithashtu fonde edhe nga Klubi i Parisit dhe i Londrës, por zyrtarë të Prishtinës deklaruan se ende nuk kanë patur kërkesa nga këto dy klube për shlyrjen e borxhit.