Hollbruk: Zgjedhjet afgane mos të paragjykohen
I dërguari i posaccëm i SHBA-së për Afganistanin në një deklaratë për BBC-në, ka thënë se kritikat e muajit të kaluar për zgjedhjet presidenciale në vend, nuk duhet të precipitojnë në konkluzione të nxituara. Richard Holbrooke tha se komisioni i pavarur elektoral duhet të presë deri në përfundimin total të numërimit të votave përa se njerëzit të japin gjykimet e tyre për procesin e votimit. Ai tha gjithashtu se një ripërsëritje e zgjedhjeve nuk është një opsion i zbatueshëm. Më herët, komisionerët deklaruan qindra kuti votimi të pavlefshme. Por ndërsa kanë kaluar rreth tre javë pas votimeve, afganët janë ende larg për të mësuar se cili do të jetë presidenti i tyre në pesë vitet e ardhshme. Procesi elektoral është karakterizuar nga pretendimet për mashtrime. Tani Komisioni Elektoral për Ankesat ka filluar zyrtarisht nxjerrjen të pavlefshme të disa fletëvotimeve dhe ka paralajmëruar se mund të ketë edhe anulime të tjera. Hollbruk gjatë deklaratës së tij tha se personat që kanë bërë kritika lidhur me procesin e votimit, nuk duhet të nxjerrin konkluzione të gabuara. Pak kohë më parë, i dërguari amerikan për Aafganistanin, Hollbruk u takua me presidentin afgan Hamid Karzai, për të diskutuar për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve. Sipas analistëve, zhvillimet më të fundit në Afganistan janë domethënëse, pasi është hera e parë që Komisioni Elektoral i Ankesave nxjerr të pavlefshme votime. Të gjitha votat në fjalë kanë qënë për Hamid Karzaiin. Sfidanti i tij më i afërt, Abdullah Abdullah, ka aluduar shpesh për votim të parregullt, por ka shprehur akuza edhe për procesin e numërimit. Komisioni Zgjedhor për Ankesat, i mbështetur nga OKB, deri më tani ka përjashtuar votat nga më shumë se 80 qendra votimi për shkak të evidentimit të parregullsive. Me më shumë se 90 për qind të votave të numëruara, presidenti Hamid Karzai ka marrë 54 për qind të votave.