Alonso, me numrin 9 te Ferrari
Piloti spanjoll, Fernando Alonso, do të mbajë numrin 9 në makinën e tij Ferrari, sezonin e ardhshëm të Formulës 1. Ky fakt u bë i ditur sot nga Federata Botërore e Automobilizmit, e cila bëri publike numrat e pilotëve dhe makinave, të sezonit të ardhshëm. Felipe Massa do të mbajë numrin 7, ndërsa fituesi i botërorit të sivjetëm, Jenson Button, që ka kaluar tek MccLaren do të ketë numrin 1 dhe shoku i tij i ri, Luis Hamilton, numrin 2.