E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama dënon dhunën në Siri

“Jam i tronditur nga dhuna e regjimit sirian që ka vrarë më shumë se 136 persona ditën e sotme”.

Kështu është shprehur presidenti amerikan Barak Obama lidhur me ofensivën e fundit të ushtrisë siriane mbi qytetin Hama në veri të Sirisë, qytet ky i shndërruar në kryeqendrën e protestave kundër regjimit të presidentit Al Assad.

Në deklaratën e tij, presidenti Obama u referohet protestuesve që vendosën të dalin në shesh si kurajozë që kërkojnë ta shndërrojnë Sirinë në një vend më të mirë për ta dhe jetën e fëmijëve të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›