E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, takohet Këshilli i Lartë Ushtarak

Liderët politikë dhe ushtarakë turk do të takohen sot, me qëllim vendosjen e rendit në ushtri, pas dorëheqjes së katër komandantëve të lartë.

Të premten, bashkë me kreun e forcave të armatosura të Turqisë, gjeneralin Isik Kosaner, janë dorëhequr edhe krerët e forcave ajrore, tokësore dhe detare.

Dorëheqja e tyre thuhet se ka ardhur në shenjë proteste për burgosjen e disa gjeneralëve dhe ushtarëve, ku shumica e tyre akuzohen për kospiracion kundër qeverisë së Erdoganit.

Kjo ishte hera e parë në historinë e Turqisë që katër komandatët më të lartë në forcat e armatosura të largohen në të njëjtën ditë.

Gjatë takimit katërditor të Këshillit të Lartë Ushtarak, i cili do të kryesohet nga kryeministri Rexhep Taip Erdogan, pritet të zgjidhen krerët e rinj të ushtrisë turke.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›