E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama ndërron kryetarin e kabinetit

Presidenti Obama zëvendëson kryetarin e kabinetit të tij Bill Daley. Është hera e dytë që nga fillimi i mandatit që presidenti bën një gjë të tillë.

Daley, në të shkuarën bankier për J.P. Morgan, njeri i afërt me botën e financës, kishte marrë vendin e Rahm Emanuel.

Jack Lew është ai që do të zëvendësojë Daley në këtë detyrë.
Lew 56 vjec, përgjegjës për buxhetin gjatë presidencës Clinton, 10 muaj para zgjedhjeve presidenciale sipas disave kjo lëvizje është për të bashkuar krahun më radikal të partisë demokratike.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›