SHBA, Obama shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Nju Orlinsi, i shkatërruar pothuajse plotësisht nga uragani “Katrina” shtatë vjet më parë, rrezikon të pësojë sërish të njëjtin fat sot në mbrëmje, por këtë herë nga uragani i kategorisë së dytë “Isak”, për të cilin thuhet se do të kthehet në një stuhi shkatërruese.
Nuk kanë kaluar as tre vjet nga koha kur “Isak” goditi Republikën Domenikane, ku shkaktoi 24 të vdekur, përmbytje dhe dëme të mëdha në Karaibe. Duke iu referuar kësaj eksperience, por edhe kujtimeve të hidhura që u sjell “Katrina”, autoritet amerikane i kanë bërë parapritë kësaj situate duke evakuuar të gjitha zonat e rrezikuara drejtëpërdrejtë.
Në Luiziana, Florida, Misisipi dhe Alabama sapo është aprovuar kërkesa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, çka i lejon Shtëpisë së Bardhë t’u hapë rrugë përdorimit të fondeve për aktivitetet e rimëkëmbjes, si pastrami i mbetjeve apo gërmadhave që mund të shkaktojë cikloni.
Mësohet se stuhia po përparon me një shpejtësi prej 16 kilometrash në orë, ndërsa erërat e saj shtrihen në një rreze prej 335 kilometrash nga qendra.
Në Luiziana, kryesisht në zonat e ulta, kanë nisur evakuimet. Gjithashtu edhe zonat bregdetare të Alabamës kanë filluar të braktisen.
Ka një rastësi në këtë ngjarje, pasi të mërkurën shënohet përvjetori i shtatë i “Katrinës”, që nga Gjiri i Meksikës përfundoi në Nju Orlins, duke shkaktuar përmbytje katastrofike dhe shkatërrim të mijëra banesave në këtë shtet për shkak të argjinaturave të dobta.
Por këtë vit duket se autoritet kanë marrë masa e duhura duke ndërtuar argjinatura shumë të forta, që u bëjnë ballë “Isak”-ut dhe shumë uraganëve më të fuqishëm./Start/
2012-08-28 18:18