Mbi 30 zjarre, satelitët e NASA-s i fotografojnë

Satelitët e saj kanë fotografuar zonat në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore, që janë përfshirë nga zjarret.
Sipas Agjencisë NASA, 143 hektarë vreshta dhe ullishte janë shkatërruar nga flakët, ndërsa fikja e flakëve është bërë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
“Në zonat veriore, zjarret po kërcënojnë shtëpitë në dy fshatra, duke shkaktuar evakuime. Drejtori e Kontrollit të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, thotë se një numër i madh zjarresh janë vendosur qëllimisht”, thuhet në shkrim. Më tej, përshkruhen zjarret e rëna në Greqi si dhe në Malin e Zi.
Gjithashtu, thuhet se pjesë hapësirash janë djegur në të gjithë Ballkanin për shkak të valës së të nxehtit. Situata është e njëjtë edhe në Serbi dhe në Bosnjë Hercegovinë.
Ndërkohë, në të gjithë vendin sot regjistrohen 34 vatra zjarresh, të cilat po shkrumbojnë dhjetëra hektarë pyje dhe kullota. Në shumë raste, zjarri jashtë kontrollit. Terrenet malore bëjnë që ndërhyrja të jetë e vështirë. Shqipëria nuk ka avion për të shuar zjarret nga ajri, teksa këto ditë, një avion i ardhur nga Turqia po ndihmon në shuarjen e flakëve. Ai ka kryer dhjetëra fluturime duke vënë nën kontroll flakët si në malin e Dajtit në Tiranë, si dhe në malet e Dibrës dhe Shkodrës.
Për shuarjen e zjarreve po ndihmon edhe ushtria si dhe banorët e zonave. Policia ka arrestuar disa persona për zjarrvënie të qëllimshme, teksa sipas autoriteteve shumica e zjarreve të rëna ka pasur shkak faktorin njeri. Temperaturat e larta dhe era po e përkeqësojnë situatën, teksa reshjet vazhdojnë të mungojnë. /Start/
2012-08-28 16:00