SHBA, Obama takon kryeministrin e Libisë
Presidenti amerikan, Barak Obama ka pritur kryeministrin e Libisë, Abdurrahim el-Keib në një takim të paparalajmëruar në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas deklaratës së bërë publike, Obama ka inkurajuar Keibin të ndjekë planet për mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare në qershor, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe të angazhimit me shoqërinë civile të Libisë.
Dy udhëheqësit po ashtu kanë diskutuar bashkëpunimin në rritje për menaxhimin e kufirit, sigurinë e armëve dhe shqetësimet rajonale për terrorizmin.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se Obama ka duartrokitur Keibin për punën e tij në tranzicionin e Libisë drejt demokracisë, pas përmbysjes së dhunshme të Muamer Gadafit në kryengritjen e vitit të kaluar. Kryeministri libian do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të Shteteve të Bashkuara.