Klinton: SHBA e gatshme të punojë me Putinin
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të punuar me presidentin e zgjedhur të Rusisë, Vladimir Putin.
Duke folur në Uashington pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm polak, Radosllav Sikorski, Klinton pranoi se mbeten shqetësime për ndershmërine e votimeve presidenciale në Rusi, por megjithatë tha se zgjedhjet kanë pasur një fitues të qartë.
Putini pritet të marrë drejtimin e presidencës në muajin maj. Klinton tha se ajo dhe Sikorski kanë diskutuar edhe për shtypjen e vazhdueshme politike në Bjellorusi dhe Ukrainë.