E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Politika ka zhdukur konkurrencën dhe meritën në arsim

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se politika nuk duhet të ndikojë mbi arsimin, por arsimi të ndërtohet mbi nevojat e vendit.

Gjatë takimit të sotëm të zhvilluar nga Partia Socialiste në kuadër të programit të ri qeverisës Për një Rilindje Kombëtare, kryetari Rama u shpreh se ka arrdhur koha që të punësohet ai mësues që ka njohuritë e duhura, dhe jo ai që përkrah partinë në pushtet.

E para gjë që duhet të ndryshohet në arsimin shqiptar është shembja e ideologjisë që shteti ka ngritur. Ku petagogët, mësuesit edhe mjekët nuk mundt të komunikojnë për bindjet e tyre politike. Asnjë mësues nuk duhet të varet nga bindjet e tij politike. Shqipëri që ne duam është një vend ku politika të mos jetë vetëm  e zanatçinjve, por përkëdo që do të flaës, edhe mësuesit.- deklaroi Rama.

Më tej Rama u shpreh se kur PS- ja të vijë në pushtet do të marrë masa kundër analfabetizmit, pasi cmimi I librave është shumë i lartë

Do të marrim masat kundër analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës që është e barabartë me analfabetizmin. Do bëjmë testin kombëtar të analfabetizmit për ta parë në sy të vërtetën e fenomenit dhe mbi bazën e tij të zbrapsim këtë errësirë të patolerueshëm. Faktor për këtë është shitja e librave të arsimit, por dhe rritja e mjeteve shkollore cdo vit duke ua bërë të pamundur blerjen e tyre shumë familjeve të varfra e në nevojë,- tha Rama.

Më tej kreu socialist e vuri theksin te universitetet ku u shpreh se qeveria i ka kthyer në valvula për të shkarkuar prurjet masive të të papunëve që dalin nga shkollat e mesme. Sipas tij është rritur numri i universiteteve private dhe është ritur numri i studentëve me nivel të dobët që dalin nga këto universitete.

Duke i shqyer dyert e universiteteve dhe duke hapur çdo muaj një universitet privat pa asnjë lloj vizioni afatgjatë, pa asnjë objektiv, kjo qeveri ka vulosur kapitullin më të zymtë të poltikës arsimore në 2 dekada. Diplomat e marra në universitetet dyershqyera të kësaj qeverie janë rëndom si ato letrat me vlerë që nuk i hyjnë në punë askujt. Nesër do të shtohet frikshëm numri i të papunëve me diplomë dhe do të shtohen të rinjtë qe do të duan të braktisin Shqipërinë ,- deklaroi Rama

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rama: Strategjia jonë, politika e dorës së shtrirë Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e...
  2. Rama: Ska marrveshje po nuk u ndalua vjedhja e mandateve ne Fier dhe Gjirokastër Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka...
  3. Rama: Ne jemi me Obamën, Merkelin dhe Sarkozin Tiranë- Ne jemi me marksistet Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron,...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›