E Diel, 1 Nëntor 2026

Selami Nje demokraci funksionale ka nevoje per te dyja palet

Me 8 dhjetor Shqiperia shenon 20 vjetorin e permbysjes se komunizmit dhe fillimin e perpjekjeve per te krijuar nje sistem te bazuar ne shtetin juridik dhe iniciaten e lire ekonomike. Qe nga ato dite te largeta te dhjetorit 1990 deri sot Shqiperia ka shenuar perparime te medha vendi eshte anetaresuar ne aleancen e NATO-s ne kete klub elitar ushtarako-politik se shpejti behet pjese e zones se udhetimit te lire Shengen dhe eshte ne fillimet e procesit te integrimit ne Bashkimin Evropian. Por ky zhvillim drejt demokracise eshte shoqeruar me ulje e ngritje shpesh edhe te dhimbshme. Sot edhe 20 vjet pas protestave te para per demokraci demokracia nuk eshte plotesisht funksionale. Shqiperia ende nuk ka zgjidhur nje prej procesve baze demokratike zhvillimin e zgjedhjeve plotesisht te lira e te drejta dhe te pranueshme nga te gjitha palet. Per te folur me gjate per keto zhvillime ne Shqiperi Zeri i Amerikes intervistoi ish kryetarin e Partise Demokratike Eduard Selami.



Zeri i Amerikes Zoti Selami keto dite ju po pergatiteni per te shkuar ne Shqiperi me rastin e 20 vjetorit te levizjeve demokratike qe cuan ne fundin e sistemit diktatorial. Ju keni qene nder aktivistet e pare te levizjeve qe cuan ne permbysjen e sistemit me pas ju u larguat nga jeta politike dhe gjate gjithe ketyre viteve i ndiqni zhvillimet ne Shqiperi si nje vezhgues i pavarur. A mendoni se sot Shqiperia i ka realizuar enderrat idealet qe ju kishit atehere per demokracine ne Shqiperi

Eduard Selami Pjeserisht. Do te thoja qe levizja e dhjetorit pa diskutim eshte nje nga levizjet me progresive ne historine 100 vjecare te shtetit shqiptar. Mos te harrojme qe u rrezua diktatura me e eger komuniste e Evropes dhe mbase e botes sic shume njerez e kane kete mendim. Keshtu qe ne kete pike une mendoj se pa dyshim qe rrezimi i komunizmit perben nje fitore te madhe. Por e sic e vure re ti me te drejte ana e dyte ajo e vendosjes se nje demokracie funksionale nuk eshte perfunduar plotesisht. Po merr me shume kohe se cduhet dhe une mendoj se ne kete pike ka vend per permiresime. Deshira e popullit shqiptar deshira e studenteve te dhjetorit e te gjithe atyre njerezve qe rrezikuan dhe sfiduan diktaturen me te eger komuniste ishte per nje Shqiperi si gjithe Evropa dhe 20 vjet jane shume qe kjo demokraci te mos jete ne menyre funksionale.

Zeri i Amerikes Sot kur kujtoni ate periudhe te para 20 viteve cfare ju vjen kryesisht nder mend

Eduard Selami Pa diskutim qe eshte nje gezim i vecante sepse u rrezua komunizmi me i eger ne Evrope dhe ne menyre relativisht paqesore. Mirenjohja ime shkon tek te gjithe ata studente te cilet e filluan kete me nje trimeri te vecante tek Azemi tek Mimoza tek Shenasiu tek Arbeni tek Saliu tek Meksi tek te gjithe ata njerez qe e sfiduan si te thuash diktaturen me te eger dhe te mos harrojme se gjerat ne ate kohe ishin shume here me te veshtira. Mirenjohja ime eshte tek Zeri i Amerikes qe per ne ishte zeri frymezues zeri i se vertetes te ciles ne i drejtoheshim ne ate kohe tek ekipi i Elez Biberajt dhe i gjithe Zerit te Amerikes te cilet na mbanin gjalle me shprese dhe na orientonin ne drejtimin tone drejt demokracise. Keshtu qe ne kete pike kenaqesia nuk fshihet dhe une prandaj sic e vute ju ne dukje ne fillim te intervistes do ta ndaj ate me miqte e mi te atehershem.

Zeri i Amerikes Zoti Selami te ndalemi tek zhvillimet ne Shqiperi gjate ketyre 20 viteve. Ta fillojme me njoftimin e fundit. Partia Socialiste paraqiti sot ne parlament propozimin e saj per zgjidhjen e pretendimeve qe ajo kishte ngritur per zgjedhjet e qershorit 2009. A mendoni se Shqiperia pati perfitim nga debati i gjate mbi zgjedhjet e qershorit qe zgjedhjet e ardhshme duke filluar nga ato lokalet pas disa muajsh te perfundojne te pakontestuara

Eduard Selami Jo dhe une mendoj se ne kete pike koha ty te dha te drejte. Ne intervisten e fundit qe kemi bere une isha pak me optimist se cishe ti qe vure me te drejte ne dukje disa shqetesime per zgjedhjet. Mendimi im ishte qe Shqiperia e kishte kaluar fazen e kontestimit te zgjedhjeve. Koha e provoi gabim. Une nuk e mohoj te drejten e opozites per ta permiresuar kete gje. Por mendoj qe nga ky konflikt ku te dyja palet per mendimin tim kane pjesen e tyre te pergjegjesise ajo qe humbi perseri eshte Shqiperia. Humbi anetaresimi ne Keshillin Evropian nje enderr qe sic e permenda ishte enderra jone per 20 vjetorin e demokracise ne Shqiperi. Keshtu qe ne kete pike une mendoj qe nje demokraci funksionale dhe e kemi perseritur kaq here kete gje sa po behet e lodhshme ka nevoje per te dyja palet. Sa me pare te kuptohet kjo aq me mire eshte. Elita politike Shqiptare nuk duhet te mbaje peng enderren dhe deshiren e shqiptareve per nje Shqiperi evropiane te perparuar. Rrethanat nderkombetare si rralle ndonjehere kane qene ne favor te Shqiperise ne keto 100 vjet te krijimit te shtetit shqiptar. Elita politike shqiptare duhet ta shikoje me pergjegjesi kete ane dhe duhet ti sherbeje me mire misionit te plotesismit te enderrave te shqiptareve.

Zeri i Amerikes Kur flisni per eliten politike shqiptare pa dyshim qe gjate ketyre 20 vjeteve skena politike ne Shqiperi eshte dominuar nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste qe ne marredheniet mes tyre kane patur nje konfliktualitet te vazhdueshem. Ne demokraci debati argumentet jane te mira i mbajne zhvillimet gjalle dhe palet kontrollojne dhe balancojne njera tjetren ne nje fare menyre. A mendoni se ne Shqiperi kjo forme debati ka ndihmuar apo ka penguar zhvillimet ne vend.

Eduard Selami Ne vetvete debati sic e thate edhe ju eshte thelbi i demokracise. Nuk mund te kete demokraci pa debat por mendoj se debati eshte personalizuar ne menyre ekstreme dhe debati shpesh here eshte kthyer ne qellim ne vetvete. Ketu shembulli me i qarte dhe me i demshem eshte viti 1997. Dhe keto debate artificiale jane zhvilluar dhe jane mbajtur ne menyre te gjate dhe pastaj pa pritur eshte harruar se ku ka qene debati dhe eshte filluar prape loja nga e para. Mos harrojme se protagonistet kryesore kane qene armiq kryesore perpara ndersa sot jane aleate sikur kalohet ylberi pa asnje lloj argumenti. Pra une mendoj se nuk behet fjale per nje debat te shendetshem ne interes te demokracise por nje personalizm ekstrem qe fatkeqesisht behet per te ruajtur pushtetin personal te lidereve aktuale.

Zeri i Amerikes Po ashtu vezhguesit kane vene ne dukje edhe nje element tjeter ne kuader te debatit ne Shqiperi mungesen e debatit te civilizuar sidomos ne parlament qe ndikon jo fort mire per zhvillimin e vendit.

Eduard Selami Patjeter. Kjo eshte nje nga aresyet kryesore. Natyrisht NATO eshte nje element i rendesishem por kur ne nuk pranohemi kur ne kerkojme te anetaresohemi ne Evrope si mundet ne te ofrojme nje parlament te tille jo funksional qe edhe kur funksion funksionon pa normat minimale te etikes. Keto jane disa parime kryesore ne cdo shoqeri demokratike. Aspekti etik eshte ana qe duket por edhe ne aspektin funksional si mundet te funksionoje parlamenti pa opoziten Ne kete pike une mendoj qe patjeter ka vend per permiresime serioze dhe kjo eshte pengesa kryesore per realizimin e enderres se dhjetorit per nje Shqiperi evropiane.

Zeri i Amerikes Nje element tjeter per te cilin Shqiperia eshte kritikuar vitet e fundit eshte ceshtja e korrupsionit. PD erdhi ne pushtet ne vitin 2005 nen parullen e luftes konder korrupsionit. Sot megjithe pretendimet se eshte luftuar korrupsioni ky fenomen ne Shqiperi vazhdon te jete nje problem shqetesues. Si mendoni ju perse nuk po luftohet korrupsioni eshte veshtire per tu luftuar apo qeveria nuk po ben sa duhet

Eduard Selami Ne nje interviste te para dy viteve ne arritem ne konkluzionin se lufta kunder korrupsionit duhet te shkoje paralel me forcimin e institucioneve. Sa kohe qe nuk ka forcim te institucioneve nuk mund te kete lufte kunder korrupsionin ne menyre te suksesshme. Dhe per mendimin tim personal anetaresimi ne NATO i Shqiperise qe une kisha shprese se do te pershpejtonte funksionimin e demokracise me provoi te kunderten. Demokracia shqiptare sot eshte me pak e suksesshme se sa dy vjet me perpara. Ka hapa mbrapa ne cdo vend por une mendoj qe kjo eshte shqetesuese per mua. Dhe ne kete pike sa kohe qe ka dobesim te institucioneve ka lulezim te korrupsionit. Une jam dakort me analizen qe Partia Demokratike e ka humbur si te thuash te drejten e saj morale ne luften kunder korrupsionit dhe ne kete pike pa dyshim faji eshte i elites drejtuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›