E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Partite politike perqendrojne fushaten tek grupet me peshe te zgjedhesve

Ne Shtetet e Bashkuara fushata zgjedhore po intensifikohet ne ditet e fundit para zgjedhjeve te nentorit per Kongresin. Te dy partite kryesore politike po perpiqen te fitojne votat e grupeve kryesore te zgjedhesve me shpresen qe ti motivojne zonat kryesore te shkojne per te votuar diten e zgjedhjeve. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Xhim Mallon na jep hollesi.

Sondazhet e opinionit publik u japin republikaneve te opozites avantazh per zgjedhjet e nentorit. Per muaj me radhe anketat kane treguar se votuesit republikane vecanerisht konservatoret jane aktivizuar per zgjedhjet e ketij viti dhe synojne te marrin pjese ne votime ne numer te madh.

Duke patur kete parasysh Presidenti Barak Obama dhe demokrate te tjere me influence jane angazhuar intensivisht ne fushate ne momentin e fundit per te motivuar grupet demokrate me peshe qe luajten nje roj shume te rendesihsem ne fitoren e zotit Obama ne zgjedhjet presidenciale dy vjet me pare.

Ashtu sic bete ne 2008 ju mund te sfidoni mendimin e zakkonshem. Ju mund ta beni kete Ju mund ta beni

Anketat e fundit tregojne se nje numer garash per Senatin po ngushtohen ne ditet e fundit te fushates duke inkurajuar keshtu ne nje fare mase demokratet. Shumica e analisteve presin fitore te medha per republikanet dhe shume parashikojne se ata do te fitojne 39 vendet qe u duhen per te marre kontrollin e Dhomes se Perfaqesuesve.

Republikanet kane nevoje te fitojne dhjete vende per te patur shumicen ne Senat por pjesa me e madhe e anlisteve besojne se kjo eshte e veshtire per tu arritur se fitorja e shumices ne Dhomen e Perfaqesuesve.

Te dy partite politike kryesore varen tek mbeshtetja e forte nga grupet me influence te zgjedhesve qe i qendojne besnike partise se tyre nga nje zgjedhje ne tjetren. Majk OBrajan mbulon politiken per gazeten The Hill ne Uashington. Ai thote se demokratet jane perqendruar tek grupet kryesore te votuesve qe lujten rol ne fitoren e zotit Obama dy vjet me pare per ti nxitur ata te shkojne ne votime.

Ata jane votuesit e rinj ata qe votuan per here te pare ne vitin 2008. Grate komunitetet e pakicave dhe te tjere grupe te tilla. Keta votues dolen ne numer te madh ne votime ne vitin 2008. Ishte nje pjesemarrje e pashembullt.

Grate jane nje grup me rendesi shume te madhe per demokratet ne keto zgjedhje. Ato perbejne nje shumice te madhe te popullates dhe historikisht kane favorizuar kandidatet demokrate. Por kete vit gjendja ka ndryshuar thote Endi Bar i faqes se Internetit Politico.

Grate e moderuara jane nje prej grupeve qe synojne te dy palet. Ato votuan ne numer te madh per Barak Obamen ne zgjedhjet e fundit dhe ne favor te demokrateve. Tani anketat tregojne se ato jane te prirura te votojne per republikanet prandaj demokratet po bejne ceshte e mundur per te terhequr grate e moderuara.

Republikanet mbeshteten ne pjesemarrjen ne votime ne numer te madh te zgjedhesve te bardhe burrave dhe votuesve te moshuar per te siguruar fitore ne zgjedhjet e 2 nentorit.

Keto grupe kane aderuar vecanerisht me levizjen Tea Party kete vit nje koalicion grupesh konservatore dhe liberale qe kerkojne nje qeveri me te vogel dhe taksa me te ulta. Marko Rubio kandidat republikan nga Florida per ne Senatin e Shteteve te Bashkuara dhe gjithashtu mbeshtetet nga aktivistet e Tea Party-it ne mbare vendin.

Ne jemi ne rrugen qe te behemi brezi i pare i amerikaneve qe ta leme bresin e ardhshem ne kushte me te keqia.

Endi Bar i faqes se Internetit Politico thote se burrat e bardhe dhe votuesit e moshuar jane mes atyre qe jane me te vendosur per te votuar dhe duket se ata do te mbeshtesin kryesisht kandidatet republikane ne gjithe vendin.

Me pare nje numer i madh prej tyre votuan per Barak Obamen. Por ne po shikojme qe nje numer shume i madh mes votuesve te bardhe dhe te moshuar qe votojne per republikanet.

Pervec votimeve per Kongresin 37 nga 50 shtetet amerikane mbajne zgjedhjet per guvernatoret.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›