BE shqyrton masa ndeshkimore kunder Italise per trajtimin e mbeturinave urbane

Komisioni Evropian po shqyrton mundesine e ndeshkimit me gjobe dhe masave ligjore kunder Italise per problemet ne trajtimin e mbeturinave urbane ne zonen e Kampanjas ku perfshihet edhe Napoli.
Komisioneri per Mjedisin Janez Potocnik tha sot se eshte i shqetesuar nga ato qe po ndodhin ne rajonin e Kampanjas ku vecoi protestat ne Napoli lidhur me ndertimin e nje objekti te ri per perpunimin e mbeturinave. Protestat kane shkaktuar plagosjen e 20 veteve.
Zoti Potocnik tha se situata aktuale ne Kampanja con ne perfundimin se masat e marra nga autoritetet italiane ne vitin 2007 ishin te pamjaftueshme.
Ai tha se komisioni mund te dergoje nje ekip inspektimi ne Kampanja per te pasur nje ide me te mire per masat e metejshme pervec gjobes kunder Italise.