E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH: Ne Maqedoni te zbatohet modeli i Kosoves

SHKUP- Partia Demokratike Shqiptare kerkon qe perdorimi i gjuhes shqipe ne Maqedoni te rregullohet njelloj si me perdorimin e gjuhes serbe ne Kosove. Per kete qellim, PDSH-ja ka pergatitur nje propozim te ri per zyrtarizimin e gjuhes shqipe, i cili u eshte dorezuar perfaqesive diplomatike. BDI-ja, nga ana tjeter, thote se PDSH-ja si parti opozitare ka te drejte te propozoje nje ligj te ketille, por pyet PDSH-ne se pse kete nuk e beri derisa ishte ne pushtet. Partia e Menduh Thacit u ka shperndare zyrave diplomatike ne Shkup propozim-ligjin e saj per zyrtarizimin e gjuhes shqipe ne tere territorin e Maqedonise. Propozim-ligji, sipas perfaqesuesve te PDSH-se, mundeson perdorimin e barabarte te gjuhes shqipe me ate maqedonase, sipas modelit te Kosoves, ku serbet si popullsi prej rreth 8 per qind kane gjuhen e tyre zyrtare ne tere territorin e Kosoves, krahas gjuhes shqipe. PDSH-ja, e cila kundershton ligjin e miratuar per gjuhet nga shumica aktuale parlamentare, konsideron se propozimi i saj zgjidh perfundimisht edhe perdorimin e shqipes ne Kuvend, ne ate menyre qe edhe seancat parlamentare do te udhehiqeshin ne gjuhen shqipe. Perpos kesaj, parashihet qe te drejten e komunikimit ne gjuhen amtare ta kene edhe ministrat shqiptare. Po ashtu, me propozimin e PDSH-se mundesohet qe edhe komandat udheheqese ne ushtri dhe polici te zhvillohen ne gjuhen shqipe, sikurse qe garantohet perdorimi i gjuhes shqipe ne gjyqesi dhe prokurori. Ajo njoftoi se beri te ditur qe propozim-ligji per zyrtarizimin e gjuhes shqipe, pas pushimeve, do t`i dorezohet Kuvendit te Maqedonise. "Eshte e drejte e PDSH-se si parti opozitare te propozoje ligje te perkryera, por do te ishte edhe me mire qe kete ta kishte bere derisa kjo parti ishte ne pushtet", ka deklaruar koordinatori i grupit parlamentar te BDI-se, Tahir Hani. Sipas tij, PDSH-ja luan rolin opozitar dhe kuptohet qe kerkesat e tyre jane kerkesa me te mundshme progresive, por, dihet qe PDSH-ja ka pasur dy mandate qeveritare, njehere nga viti 1998-2002 dhe se dyti nga viti 2006-2008, per mundesine apo shansin qe te avancoje perdorimin e gjuhes shqipe ne nivelin e duhur. "Tani BDI-ja arrin te miratoje nje ligj dhe gjuhen shqipe ta shnderroje ne kategori ligjore. Kuptohet se ky ligj nuk i permbush ne menyre te persosur kerkesat e shqiptareve ne nivel te shtetit, por eshte vendosur nje bazament i mjaftueshem, i cili pastaj edhe mund te avancohet", sqaroi Hani, duke shtuar se ligjet nuk jane te paprekura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›