Domethenia e fundit te mbikeqyrjes Nga Edmond Panariti
Perfundimi i pavaresise se mbikeqyrur eshte pa medyshje deshmi e progresit te gjithanshem te Kosoves, ne konsolidimin e institucioneve demokratike, ndertimin e shtetit ligjor dhe te nje shoqerie multietnike, si dhe shprehje e gjalle e aftesive dhe kapaciteteve te klases politike te Kosoves per te marre ne dore plotesisht fatet e vendit.
Ne emer te Qeverise Shqiptare si dhe ne emrin tim personal,pershendes qytetaret e Kosoves per kete arritje te madhe historike, jo vetem per Republiken e Kosoves, por per te gjithe kombin shqiptar si dhe per te gjithe popujt e tjere te Ballkanit. Ballkani dje beri nje hap te rendesishem domethenes per tu ndare nga e kaluara dhe per te hapur nje kapitull te ri te prosperitetit, bashkepunimit, paqes dhe integrimit. Shpreh bindjen se Qeveria e Kosoves dhe populli i saj do te ecin me vendosmeri perpara drejt zhvillimit te reformave transformuese per permiresimin e cilesise se jetes se te gjithe qytetareve te saj dhe per integrimin ne strukturat evropiane dhe euro-atlantike, duke e shnderruar Kosoven ne nje faktor te rendesishem te stabilitetit dhe paqes ne rajon. Per ne shqiptaret, kudo qe jetojme, dita e djeshme, dhenia fund e pavaresise se mbikeqyrur, ka nje domethenie te veçante, pasi ajo koinçidon me 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise, ku padyshim figura te ndritura te Kosoves kane dhene kontributin e tyre te çmuar. Per popullin e Kosoves, dita e djeshme do te mbetet ne memorien historike, si dita kur ai nisi nje kapitull i ri te historise se tij, ne te cilin shkruan dhe vendos per te ardhmen e vet.
Besoj se ndajme te njejtin mendim, se ne keto 4 vjet e gjysme qe kane kaluar nga shpallja e pavaresise, me 17 shkurt 2008, Republika e Kosoves ka shenuar nje progres domethenes, te njohur e pranuar nderkombetarisht ne ndertimin e nje shoqerie demokratike multietnike gjitheperfshirese, ku çdo qytetar i saj, pavaresisht nga perkatesia etnike, gezon te drejta te barabarta, eshte zot i fatit te vet ne vendin e tij. Kushtetuta e Kosoves dhe realiteti i krijuar nga materializimi i Paketes Ahtisaari eshte deshmi e aplikimit te standardeve me demokratike ne nje shoqeri multietnike, qe mundeson garantimin e te drejtave dhe lirive per te gjithe qytetaret dhe pakicat. Zbatimi me korrektesi i Paketes Ahtisari dhe permbyllja dje e fazes se pavaresise se mbikeqyrur, nuk mund te arriheshin pa vullnetin dhe luajalitetin e lidershipit politik te Kosoves per te respektuar me besnikeri e perpikmeri angazhimet e marra ndaj popullit te vet dhe komunitetit nderkombetar, gje qe mundesoi permbylljen ne kohe dhe me cilesi te periudhes se tranzicionit te pavaresise se mbikeqyrur. Ne keto kater vjet e gjysme Republika e Kosoves eshte njohur nga 91 vende te botes ne te gjitha kontinentet, me shumicen e tyre ajo ka vendosur marredhenie diplomatike. Republika e Kosoves zhvillon marredhenie normale te fqinjesise se mire me te gjitha vendet fqinje dhe ish-republikat jugosllave, me perjashtim te Serbise dhe Bosnje-Hercegovines, duke u shnderruar keshtu ne nje faktor sigurie, paqeje dhe stabiliteti ne rajon. Opinioni keshillimor i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise konfirmoi legjitimitetin e shpalljes se pavaresise se Kosoves, se ajo eshte ne akord me te drejten nderkombetare. Rezoluta e 8 shtatorit 2010 e AP te OKB-se, miratoi kete opinion dhe “mirepriti gatishmerine e BE-se per te lehtesuar dialogun Kosove-Serbi si nje faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti ne rajon, qe do te permiresoje jeten e njerezve, do te promovoje bashkepunimin dhe progresin drejt BE-se”.
Ne keto 16 muajt e fundit Republika e Kosoves ka deshmuar vizion, perkushtim, vullnet politik dhe seriozitet ne zbatim te kesaj rezolute per te normalizuar marredheniet edhe me fqinjin e saj verior, Republiken e Serbise, per te zgjidhur çeshtjet qe lehtesojne jeten e perditshme te qytetareve ne te dy vendet, permes bisedimeve te lehtesuara nga ndermjetesi i Bashkimit Evropian. Ecuaria e dialogu teknik Kosove-Serbi dhe vullneti per te zbatuar marreveshjet e arritura ne keto bisedime, kane qene dhe jane deshmi e vizionit evropian te Qeverise se Republikes se Kosoves. Kosova e pavarur dhe sovrane tashme eshte nje realitet i pamohueshem, subjekt i marredhenieve nderkombetare, nje faktor i rendesishem i paqes dhe stabilitetit ne rajon.
***
Ne Kosove po ndertohen dhe konsolidohen institucionet demokratike te shtetit ligjor funksional, demokratik dhe multi-etnik, qe garantojne dhe mbrojne me ligj te drejtat e komuniteteve. Duke perifrazuar nje thenie te presidentit amerikan Bill Clinton vite me pare ne Prishtine, “Kosova ka fituar luften, tani po punon intensivisht per te fituar paqen”, duke bere perpjekje serioze dhe konstruktive per te integruar komunitetin serb dhe komunitetet e tjera pakice ne institucionet qendrore dhe lokale te vendit. Ne saje te procesit te decentralizimit, sipas Paketes Ahtisari dhe Kushtetutes se vendit, jane krijuar 6 komuna te reja me shumice serbe, te cilat gezojne veteqeverisjen lokale, perfshi dhe disa te drejta shtese. 24 deputete ne Kuvendin prej 120 vendesh perfaqesojne komunitetet pakice, nga te cilet 13 i perkasin komunitetit serb. Ne qeverine aktuale tre ministra jane serbe te Kosoves, perfshi ketu nje zevendeskryeminister. Korniza ligjore qe mbulon sektorin publik garanton te drejta te barabarta dhe perfaqesimin e te gjitha grupeve etnike ne Kosove.