SHBA Popullsia e prirur per te levizur drejt jugut dhe perendimit
Rezultatet nga rregjistrimi i fundit i popullsise ne Shtetet e Bashkuara tregojne se popullsia po leviz drejt jugut dhe perendimit ku ka gjasa te kete me shume vende pune dhe kostoja e jeteses te jete me e ulet. Po ashtu keto shtete kane prirje te terheqin nje numer te madh imigrantesh hispanike. Materiali ne vazhdim i hedh nje veshtrim rezultateve te fundit nga numerimi i popullsise dhe se cfare mund te nenkuptoje kjo ne aspektin politik per Shtetet e Bashkuara.
do dhjete vjet ne Shtetet e Bashkuara behet numerimi i popullsise. Shifrat e fundit tregojne se vendi ka patur rritjen me te vogel qe nga Depresioni i Madh.
Megjithate rritja prej 97 perqind eshte e larte krahasuar me vendet e tjera te pasura. Ne Japoni dhe Gjermani popullsia ose ka mbetur e pandryshuar ose eshte zvogeluar.
Drejtori i numerimit te popullsise Robert Groves thote se imigracioni ka ndikuar me 40 perqind ne rritjen e popullsise dhe po ashtu ka ndryshuar vendi ku jetojne ata.
Kjo eshte dekada e pare ne historine e vendit tone qe rajoni perendimor eshte me i populluar se rajonet qendrore.
Njerezit po ashtu po shkojne drejt jugut dhe perendimit. Si pasoje 18 shtete do te fitojne apo humbasin vende ne Dhomen e Perfaqesuesve deri ne zgjedhjet e 2012-tes. Shume prej shteteve ne rritje favorizojne republikanet.
Por kjo nuk do te thote se keto shtete do te qendrojne republikane thote demografja Audrey Singer ne Insitutin Brookings.
Mendoj se eshte gabim te shihen vetem ndryshimet e popullsise si nje fitore per republikanet sepse hispaniket anojne nga Partia Demokratike. Nje rritje e mire e popullsise ne keto shtete po vjen nga shtimi i popullsise hispanike. Ky eshte grupi etnik qe po rritet me me shpejtesi ne Shtetet e Bashkuara.
Zonja Singer thote se eshte shume heret te thuhet se cila parti do te fitoje me shume perfaqesues ne Kongres por shton ajo partia fituese do te kete nje ze te fuqishem ne politiken e brendshme dhe te jashtme te Shteteve te Bashkuara.