Perendimi merr ne shqyrtim marredheniet me Bjellorusine

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thone se po marrin ne shqyrtim marredheniet e tyre me Bjellorusine pas shtypjes javen e kaluar te opozites e cila protestonte kunder rizgjedhjes se presidentit Aleksander Lukashenko.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe shefja e diplomacise se Bashkimit Evropian Katherin Ashton kerkuan sot lirimin e menjehershem te 7 kandidateve qe kundershtuan zotin Lukashenko si dhe te mbi 600 demostruesve opozitare te cilet jane ndaluar.
Vezhguesit nderkombetar e kane quajtur te manipuluar rizgjedhjen e tij per mandatin e katert. Zoti Lukashenko ka akuzuar protestuesit per barbarizma dhe banditizem dhe ka thene se ish republika sovjetike nuk ka nevoje per nje demokraci me mendjelehte sic eshte shprehur ai. Ministria e jashtme bjelloruse hodhi poshte ankesat e Perendimit mbi zgjedhjet dhe shtypjen e demostratave duke thene se u mungonin elemente te arsyeshem.
Ne dekleraten e tyre te perbashket Sekretarja Clinton dhe zonja Ashton protestuan ndaj asaj qe e cilesoje perdorim disporporcional te forces kunder atyre qe protesonin rizgjedhjen e tij. Ato thone se zgjedhjet dhe periudha pas tyre tregojne nje hap prapa per te ardhur keq ne zhvillimet demokratike te Bjellorusise.