Tirane, tregtari grek falsifikon kontratën e qirasë
Greku mësohet se kishte marrë me qira një banesë në rrugën e Kavajës, të cilën e kishte kthyer dhe përshtatur në një ambient tregtar. Liveros, sipas policisë vazhdon prej kohësh aktivitetin tregtar në këtë dyqan
TIRANE- Skuadra e Antikrimit ekonomiko-financiar në Policinë e Tiranës ka vënë nën hetim grekun Ipokratis Liveros, i cili ka shmangur detyrimet duke paraqitur një kontratë të falsifikuar në Drejtorinë e taksave vendore në Bashkinë e Tiranës. Greku mësohet se kishte marrë me qira një banesë në rrugën e Kavajës, të cilën e kishte kthyer dhe përshtatur në një ambient tregtar. Liveros, sipas policisë vazhdon prej kohësh aktivitetin tregtar në këtë dyqan. Falsifikimi i kontratës së qirasë që Liveros kishte marrë për banesë dhe e kishte ndryshuar në dyqan, është zbuluar nga zyra e Taksave në Bashkinë e Tiranës. Hetuesit e Antikrimit ekonomik kanë kryer verifikimin që ka provuar dyshimet e zyrave të taksave.
(d.b/BalkanWeb)