SHBA Protesta e PS-se te jete paqesore
Pak orë para demostratës opozitare, ambasada amerikane apelon për ruajtjen e qetësisë, respektimin e institucioneve dhe ligjit. Nëpëremjet nje deklarate për shtyp zyra e përfaqësisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, thekson se akte çrregulluese gjatë këtij tubimi do të ishin të dëmshme për Shqipërinë.
“Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme” thuhet në deklaratë.
“Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq” –vijon më tej ambasada.
Duke vlerësuar si një të drejtë legjitime grumbullimin dhe lirinë e fjalës, të cilën e mbështet përfaqësia e Washingtonit në kryeqyet nënvizon se “është e rëndësishme që shprehje të tilla të jenë paqësore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të të tjerëve duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demonstratave”.
Një apel gjithashtu i drejtohet policisë shtetit, të cilës i kërkohet që në 21 janar të tregojë të njëjtin profesionalizëm si në protestat e kaluara.
Azhornuar së fundi ( e premte , 21 janar 2011 )