E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot ne 1400 demonstrata e opozites

Rreth ores 14:00 do të nisë demonstrata e paralajmëruar e opozitës së bashkuar shqiptare për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.Me sloganin “Berisha dorëzo bllokun” mbështetës të së majtës  të ardhur dhe në rrethe të ndryshme të vendit, pritet të mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas njoftimeve nga korca janë nisur drejt Tiranës  rreth 25 autobuzë dhe përafërsisht 100 makina të vogla. Burime nga Partia Socialiste e Korcës bëjnë me dije se ky është marshimi më i madh që është bërë ndonjëherë nga Korca në Tiranë.

Organizatorët e demonstratës kanë bërë të ditur  se itinerari i demonstruesve do të jetë i tillë: Stacioni i Trenit-bulevardi “Zogu i parë”, Zogu i Zi-rruga e “Durrësit”, 21 dhjetori-rruga e “Kavajës”, pallati me shigjeta-Unazë dhe filologjiku-rruga e “Elbasanit”. Të gjithë protestuesit, në koordinim me njëri –tjetrin do të krijojnë idenë e lumenjve të gjatë njerëzish që vërshojnë drejt bulevardit qendror, para kryeministrisë, duke demonstruar fuqinë edhe përmes numrit të madh.

Në të gjitha pikat, grumbullimi do të nisë në 13:30, ndërsa në qendër parashikohet që njerëzit të jenë në orën 14:00. Burimet nga opozita thanë dje, se nuk do të ketë as podium dhe as foni, por demonstrues të rastësishëm mund të flasin me megafon, duke bërë thirrje dhe duke dhënë mesazhe kundrejt masës së njerëzve. Edhe fjalimet e krerëve të partive të opozitës nuk do të përjashtohen, por nuk do të jenë të gjata, ashtu siç ndodh në protestat e zakonshme. Fjala  do t’i lihet tërësisht popullit,  kanë deklaruar  kryetari i PS-së dhe drejtues të tjerë të Opozitës së Bashkuar.

Përballë kësaj demonstratë të organizuar nga opozita, policia e shtetit ka marrë  një plan konkret masash për të ruajtur rendin  dhe për të parandaluar çdo akt dhune gjatë .Në gatishmëri do të jenë rreth 3500 efektivë policie  Përveç sektorëve të hetimit të krimeve, akteve terroriste, punonjësve të policisë së rendit që do të jenë përkrah turmave, policia rrugore do të jetë në gatishmëri thuajse 24-orëshe, e instaluar jo vetëm kryqëzimeve por edhe hyrje-daljeve të Tiranës. Policia e Tiranës bëri të ditur dje se tubimet sipas itinerarit të njoftuar, do të monitorohen me kamera.

Demonstrata po ndiqet me vëmendje dhe nga nga komuniteti ndërkombetar. Ambasada amerikane në Tiranë lëshoi dje një deklaratë ku ndër të tjera thuhet se mbështet çdo lloj forme proteste të popullit, gjithmonë nëse ato nuk janë të dhunshme dhe respektojnë institucionet.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›