SHBA Protesta kunder kandidateve republikane per president

Ndersa kandidatet republikane per president shkojne ne gjithe shtetin e Iowa-s para zgjedhjeve te neserme paraprake ata priten nga perkrahes dhe demonstrues ne takimet e tyre te fushates. Ne keto takime policia arrestoi dhjetra veta gjate te ashtuquajturave protesta Pushtimi i Zgjedhjeve Paraprake ne javen para zgjedhjeve te para paraprake ne kuader te procesit per zgjedhjet presidenciale qe do te perfundojne te marten e pare te nentorit. Studentja e shkencave politike Jessica Reznicek e konsideron veten aktiviste karriere.
Duhet te jesh e perkushtuar per ate qe ben dhe te pranosh faktin se nuk merr asgje per punen qe ben. Behet fjale per nje dedikim dhe entuziazem te madh.
Perkushtimi i saj ishte i hapur perpara selise se fushates se kandidates republikane Michelle Bachmann ne nje lagje periferike te qytetit De Moin.
Duhet te shkosh ne nje pike te caktuar dhe te sigurohesh qe zeri yt degjohet dhe te shprehesh mendimin tend rreth kandidatit dhe te thuash se ne jemi me te rendesishem se sa kandidati ose kandidatja.
Protestuesit e levizjes Pushtimi i Zgjedhjeve Paraprake shkuan me autobuz ne zyren e zonjes Bachmann per te protestuar kunder ndikimit te korporatave ne fushatat elektorale. Kur protestuesit nuk perfillen paralajmerimet per te mos e kaluar kufirin e caktuar policia nderhyri dhe arrestoi 10 prej tyre.
Jessica Reznicek nuk pati mundesi te shprehte shqetesimet para ligjveneses Bachmann pasi ajo qendroi ne seline e fushates se saj.
Kjo ishte protesta me e fundit ne nje seri protestash te levizjes Pushtimi i Zgjedhjeve Paraprake e cila perfundoi si shume te tjera protestuesit shkuan ne zyrat e kandidatit vetem per tu larguar nga policia.
Ne po perpiqemi te fillojme nje diskutim dhe nese kjo perfundon me arrestimin e disa prej shokeve te mi per te terhqur gazetaret ne do te bejme pikerisht kete.
Dutch Ruisch thote se nje prej taktikave te levizjes Pushtimi i Zgjedhjeve Paraprake gjate ketij procesi ne shtetin Iowa eshte qe shtimi i pranise se medias te perdoret per te terhequr politikanet ne debat rreth ceshtjeve qe shqetesojne protestuesit.
Une nuk kam para te paguaj 1000 dollare per nje pjate gjelle qe te degjoj kandidatet presidenciale. Pse nuk na degjojme ne keta kandidate sepse nuk kemi para
Megjithe arrestimet gjate fushatave te ketyre kandidateve protestuesit e levizjes Pushtimi i Zgjedhjeve Paraprake thone se nuk synojne ti nderpresin zgjedhjet paraprake ne Iowa.
Ne nuk do te shkaktojme asnje problem ne zgjedhjet paraprake ne Iowa. Ne respektojme privilegjin dhe te drejten e amerikaneve per te votuar.
Dutch Ruish thote se protestuesit nuk jane te zemeruar vetem me kandidatet republikane por ata kane demonstruar edhe para zyrave te ligjvenesve demokrate ne Iowa.
Ne jemi shume te pakenaqur me presidentin Obama. Ai premtoi shprese ai premtoi ndryshime. fare ka bere ai
Dutch Ruisch thote se mbi 1000 vete kane marre pjese ne protesta te tilla gjate diteve te fundit. Ai parashikon me shume protesta ne De Moin para se votuesit republikane te mblidhen neser per te zgjedhur kandidatin e tyre te preferuar.