Ngjarjet qe i dhane tonin vitit 2011 ne Shqiperi
2011-a ishte nje vit i veshtire per Shqiperine. Nisi duke trasheguar tensionin e renduar politik i cili shpertheu me 21 janar kur ne bulevardin kryesor te Tranes kater manifestues te opozites mbeten te vrare pas perplasjeve me policine.
Publikimi i bisedes Meta prifti kish qene vetem fitili qe e ndezi nje situate te tille. Zgjedhjet e 8 majit u shfaqen serish me probleme. Ne Tirane kandidati demokrat Lulezim Basha mori drejtimin e Bashkise pas nje procesi te gjate e shume te debatura. Te gjithe keta elemnte nuk bene gje tjeter vecse e penguan procesin e integrimit te Shqiperise ne strukturat e BE. Brukseli i refuzoi per here te dyte statusin e vendit kandidat Shqiperise. Vetem ne fund te vjeshtes shumica dhe opozita do te arrijne nje marreveshje. Ne 2012 mbetet per tu pare se sa jetegjate do te jete kjo marreveshje mes tyre.
VIDEO META-PRIFTI
Ekzistenca e videos e cila do te publikohej nga Top Channel mbremjen e 11 janarit kishte kohe qe peshperitej. E regjistruar nga vete ish ministri i Ekonomise ne zyren e tij ajo do te perbente nje akuze te forte publike per zevendeskryeministrin Ilir Meta qe kish zene po ate zyre prej disa muajsh.
Ne bisede do te permenden perqindje apo shifra per 700 mije euro qe sipas zotit Prifti i ishin ofruar ne kembim te nje licence hidrocentrali. Zoti Meta do te shfaqet te nesermen i qeshur duke folur per shantazhe qe kishin nisur me kohe ndaj tij. Lidhur me shifrat e permendura ne bisede ai tha se ishte demi qe i ishte krijuar kompanise nga mohimi i licences dhe se nuk shihte arsye per te dhene doreheqjen Una do ta jap doreheqjen e kam premtuar por me 28 qershor 2013 deklaroi ai.
Por ne fakt nuk u desh te priten dy vjet por vetem dy dite Jap doreheqjen nga detyrat qeveritare tha zoti Meta nga selia e partise se tij.
Reagimi do te jete i forte nga partia socialiste Eshte e padrejte te thuhet se ne ate episod te neveritshem pazarlleku ishte vetem Ilir Meta. Sot mund te thuhet pa asnje dyshim se aty ishte dhe Saliu dora vete.
Por kryeministri ne mbledhjen e qeverise ate dite nuk do e permend fare ceshtjen ndersa reagimi do vije nga selia e partise ku kryetari socialist do te akuzohet per trukimin e videos. Zoti Berisha do te flase vetem te nesermen Nje material i trukuar dhe i trukuar ne menyre diletanteske deklaroi zoti Berisha.
Kryeministri do ti qendroje ne krah zotit Meta. Ndersa kryetari socialist do te shprehej se me situaten e krijuar ishin kushtet per te kerkuar doreheqjen e qeverise dhe zgjidhjen e re politike qe do tI hape rruge zgjedhjeve te reja.
Por kryeministri do te beje vetem zevendesime me njerezit e Lsi pa I prekur postet e dhena kesaj partie. Deklaratat dhe akuzat e ndersjella do te vazhdojne per disa dite por ato do te kulmojne ne sallen e parlamentit me 17 Janar.
Prokuroria nderkohe nisi menjehere hetimet. Me 11 shkurt do te kerkohet heqja e imunitetit per zotin Meta por edhe per deputetin Prifti ne kompjuterin personal te te cilit eshte gjendur edhe nje video tjeter ku ai shihet te ndaje me ish zevendesministrin Leonard Beqiraj nje shume prej 70 mije eurosh.
Me 10 Maj dosja shkon ne gjykaten e larte. Ish zevendeskryeministri Meta akuzohet per korrupsion aktiv dhe abuzim me detyren. Per hetimet do angazhohen edhe dy eksperte te huaj sipas te cileve video nuk eshte e manipuluar. Por ky vleresim pika e forte e prokurorise do te rrezohet ne seancat e para te procesit I cili do te nise ne Korrik. Kjo perben dhe kthesen e forte te nje procesi ku ne loje eshte dhe besueshmeria e bjerrur e Drejtesise. Me 16 shtator caktohen tre eksperte te rinj shqiptare e kaluara profesionale e te cileve sipas shtypit linte shume per te deshiruar. Ata do te deklarojne se ka mundesi te medha nderhyrjeje ne materialin video. Ndersa pervec zotit Prifti deshmitaret e tjere biznesmenet e lidhur me ceshtjet per te cilat bisedohet ne materialin video do te mohojne cdo variant ryshfeti apo ndarje perqindjesh.
21 JANARI
Publikimi I bisedes Meta Prifti ishte vetem shkendija e cila ne fillim te vitit beri qe te shperthente ate situate te majisur prej afer 1 viti e gjysem tensioni politik me protesta bojkot e greva urie te opozites. Asambleja socialiste thirri protesten e radhes me 21 janar. Nje proteste e cila do te paraprihej nga deklarata te forta.
Smund ta pengojme dot me popullin te marre ne dore fatin e vet deklaroi kryetari socialist Rama.
Cdokush qe shkel ligjin do te perballet me forcen e ligjit do shprehej nga ana tjeter Ministri I Brendshem Lulzim Basha.
Rreth ores 14 protestuesit e pare mberrijne prane kryeministrise e rrethuar nga nje mur disa radhesh forcash policie. Shume shpejt qetesia do te prishet dhe situata do te rendohet me perplasje mes palesh.
Policia per nje moment terhiqet nderse ne oborrin e kryeministrise rreshtohet Garda dhe perdoren armet e zjarrit
Bilanci do te jete tragjik 4 persona do te mbeten te vrare te tjere do te plagosen nga plumbat ndersa me vone sheshi do te zbrazet dhe policia nuk do te kurseje doren e forte.
Dhuna ne shesh do te zevendesohet nga ajo verbale mes perfaqesuesve politik
Institucionet e ketij vendi kurre nuk ka bande as bandite nuk ka puc as pucist qe do te mund tI marre ato deklaroi ne daljen e tij te pare publike kryeministri Berisha.
Pasi te nderojme te vraret ne nje demonstrate per lirine dhe Drejtesine e siguroj Saliu se do te na kete perballe u kunderpergjigj zoti Rama.
Mbi te vraret per disa ore do te kete paqartesi. Te dhenat paraprake te eksperteve dhe mjekeve te reanimacionit eshte se ata jane qelluar nga afer me arme te lehta u shpreh kryeministri.
Por ne mbremje vone pamjet e transmetuara nga Nees 24 I dhane nje kthese zhvillimeve dhe nen akuze direkte u vu Garda e republikes. Une e akuzoj direkt Sali Berishen si orkestruesin politik te kesaj kasaphane. Por tani pas provave fakteve e grupfakteve qe sapo pame e disponojme nga kjo dite tragjike une akuzoj Lulezim Bashen si njeriun qe duhet te pergjigjet perpara ligjit per shperdroim detyre me pasoje vrasjen e tre njerezve. u shpreh pak pas mesnates kryetari socialist.
Ditet e mepasshme do te shenohen nga nje retorike tejet e ashper.
Mjeran mos guxo. Kaq te them deklaroi zoti Berisha duke ju drejtuar kryetarit te opozites.
Kryeministria u kthye ne nje llogore grykash zjarri duke nxjerr ne pah plotesisht doren kriminale te ketij rregjimi vrastar u shpreh zoti Rama.
Ne nje grusht shteti mund te vriteshin tre mund te vriteshin shume me teper mund te mos vritje njeri. Nese prek me institucionet do te jete ai dhe vetem ai kryebandiditi qe do te marre te gjithe koston e tyre. Askush tjeter paralajmeroi kryeminisri ne mbledhjen e qeverise.
Retorika fashiste e Saliut ndaj opozites nuk cudit askend dhe nuk tremb as pulat ne Vucidol u kunderpergjigj Rama.
Diplomacia nderkombetare do te vihet me urgjence ne levizje. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi europian do te koordinojne veprimet duke derguar disa here ne Tirane perfaqesues te tyre te larte. Situata rrezikon te perkeqesohet.Te dy palet kane njoftuar per manifestime.Nen trysnine nderkombetare kryeministri terhiqet duke marre vleresimin si Burre shteti nga ambasadori amerikan Aleksander Arvizu. Opozita nuk ben pas. Manifestimi i dyte i saj do te zhvillohet me 28 Janar ne heshtje dhe paqesisht .
Situata eshte ende e ndere. Sulmeve te forta te shumices nuk I shpeton as Prokurorja e pergjithshme e cila kishte urdheruar arrestimin e 6 drejtuesve te larte te Gardes se republikes. Policia per dite te tera nuk pranon te zbatoje urdherin. Ata do te ndalohen shume kohe me pas. Disa do te lirohen dhe vetem njeri do te mbetet ne qeli oficeri i cili u dallua ne pamjet televizive. Ne krah te kryeprokurores Ina Rama do te shfaqet ambasadori amerikan. Nderkombetaret i japin mbeshtetje hetimeve te pavarura e po ashtu edhe presidentit Topi i cili ashtu si dhe kryeprokurorja u cilesuan si pjese e pucit. Ata qe flasin per ngjarje bulevardi nuk jane gje tjeter vecse me falni per shprehjen horrat dhe laviret e bulevardit deklaroi Kryeministri nje nje konference shtypi.
Shumica do te kerkoje me tej qe ata te hetohen nga Komisioni parlamentar I ngritur nga dy dite pas ngjarjes. Presidenti refuzon ne menyre kategorike paraqitjen si nje shkelje te kushtetutes. Kryeprokurorja do te shkoje per pak minuta me 2 shkurt. Une nuk mund tu pergjigjem pyetjeve tuaja ne funksion te hetimit te ketij komisioni tha kryeprokurorja duke lene me pas sallen.
Komisioni kerkon tabulatet telefonike perfshire edhe te nje grupi gazetaresh. Por do te terhiqet nga kjo ide sikunder edhe nga vrulli me te cilin nisi aktivitetin por duke qene formalisht funksional edhe sot e kesaj dite. Me 15 dhjetor parlamenti ja zgjati serish mandatin nderkohe qe as prokuroria nuk ka mbyllur dosjen madje ka deklaruar dhe se hetimet jane penguar dhe pritet te ngreje tre akuza mes te cilave edhe nje per manipulim te provave apo te dhenave te hetimit
ZGJEDHJET E 8 MAJIT
Ngjarjet e 21 Janarit vetem sa e renduan situaten qe I paraprinte zgjedhjeve vendore. Socialistet kembengulnin se nuk mund te behej fjale per zgjedhje ne nje situate te tille duke kerkuar si zgjidhje zgjedhjet e parakohshme. Nje ide e cila nuk u mbeshtet nga nderkombetaret te angazhuar ne ndermjetesimin e krizes. Madje zgjedhjet e 8 majit u pane si nje mundesi qe vendi te kthente faqe
Ndersa per nje reforme zgjedhore as qe behej fjale socialistet per nje kohe te gjate luajten me nje qendrim te dyzuar Bojkoti i zgjedhjeve nga ana e opozites eshte nje enderr qe Saliu Ilir dhe kusaret me radhe eshte nje enderr qe e shohin prej kohesh por nuk do te behet realitet. Ne e kemi bere te qarte se ne keto kushte zgjedhjet nuk mund te zhvillohen deklaroi me 1 mars kryetari socialist.
Mundesia e shtyrjes se zgjedhjeve gjithashtu ishte nje variant qe nuk u perkrah nga nderkombetaret ndersa shumica ishte kategorikisht kunder. Zgjedhjet do te behen me 8 aj dhe nuk do te kete force qe do munde ti zhvendose ato perseriti disa here kryeministri Berisha.
Data e zgjedhjeve do te afrohet mes veshtiresive te shumta. Komisioni qendror prej kohesh ishte pa tre anetaret qe perfaqesonin opoziten vonesa pati ne regjistrime dhe akuzat per manipulime nuk munguan. Zgjedhjet e 8 majit jane plotesisht ne rrezik paralajmeroi zoti Rama me 22 mars.
Socialistet u perpoqen te merrnin disa garanci duke kerkuar te kishin listat e votuesve ne dispozicion mundesi per verfikimin e kartave te identitetit apo te drejten e cdo partie per hetimin e kutive pas zgjedhjeve. Edhe nje tryeze mes dy kampeve deshtoi pikerisht prej kerkeses per keto garanci.
Trysnia nderkombetare ghjate gjithe kohes ka qene shume e larte vecanerisht nga Brukseli i cili perseriste rendesine e procesit zgjedhor per integrimin.
Megjithe peripecite fushata zgjedhore do te nise. Ajo do te paraprihet nga situata te shumta tensioni ne zona te ndryshme te vendit. Ne qender do te mbetet dueli i madh per Tiranen. Demokratet e kishin shpallur prej kohesh kandidatin e tyre Lulezim Basha dhe e zyrtarizuan ate me 25 mars. Gjate gjithe fushates kryeministri nuk do shfaqet asnjehere ne Tirane. Zoti Basha shmangu debatin politik Zgjidhni alternativen qe ju vends ju te paret Tranen te paren do te ftonte votuesit ai ne hapje te fushates. Publikisht zhvillon nje fushate larg eksponenteve te partise e strukturave te saj te cilat megjithate i dhane mbeshtetjen me te madhe qe kish patur me pare ndonje kandidat tjeter.
Zoti Rama e mori vendimin ne fund te marsit per te rikandiduar per here te katert dhe do te ndertoje fushaten me nje theks te forte politik jo vetem ne Tirane NJe levizje te re demokratike qe do ta udheheqim pa asnje ngurim duke i bere thirrje popullit hapur qarte troc qe te deboje qeverine njesoj si regjimet qe pengojn e demokracine te beje punen e saj tha zoti Rama ne takimin hapes se fushates.
Ne fillim ai do te perpiqet ta injoroje rivalin e tij por me pas dhe ai do te hyje ne betejen e premtimeve dhe projekteve. Socialistet do te ofrojne nje pakt me qyetaret
8 Maji kaloi pergjithesisht qete dhe vleresimi i vezhguesve nderkombetare do te ishte zse zgjedhjet u u zhvilluan ne menyre transparente dhe konkurruese. Socialistet regjistrojne fitore ne qyetet kryesore te vendit madje dhe ne bastione demokrate.
Por beteja e Tiranes do te shfaqej teper e komplikuar. Numerimi do te zgjase. Avantazhi i diteve te para i zotit Rama do te tkurret dhe deri ne fund te gares zoti Basha do te jete ne epersi e cila vjen e zbehet duke u ngushtuar ne pak vota.Gjithshka do te vendoset ne kutine e fundit ne njesine 5 me 14 maj pas oresh nervash e tensioni. Zoti Rama rezulton me 10 vota diference dhe shpall fitoren. Per mua ishin vetem 10 vota per te gjithe ata qe luftuan me mua ishte nota 10 tha zoti Rama para mbehstetesve te tij ne seline e partise socialiste.
Per zotin Basha loja nuk mund te quhet e mbyllur KQZ po perllogarit rezultatin final dhe akoma nuk e dime se kush eshte fituesi.
Ne te veertet gara do te rihapet pas ketij momenti. Mbremjen e asaj dite ndersa vazhdonte numerimi per minibashkite perfaqesuesit demokrate nisen te kerkonin qe votat e hedhura ne kutite e gabuara te cilat deri atehere sipas raportit te Odihr ishin vleresuar te pavlefshme te mos konsideroheshin me te tilla. Kjo do te kthehej ne nje kerkese zyrtare dhe per komisionin qendror kryetari i te cilit propozon me 17 maj nje projektvendim per kete. Per vezhguesit nderkombetar projektvendimi i cili nuk ju be publik paleve nuk kishte nje baze te qarte ligjore. Me 18 maj Komisioni filloi hapjen e kutive te votimit menjehere pas votimit te vendimit ne parim cka tregon se kutite ishin sjelle qe me pare ne ambientet e KQZ do vleresonte me pas misioni i vezhguesve.
Socialistet protestojne ashper. Kurre askush nuk und ta permbyse rezultatin ne tavoline permes rrugesh qorre qe vetem do fusnin vendin ne nje tatepjete shum te rrezikshme reagon zoti Rama.
Hija e nje kthimi te rrezikshem pas mbreteron. Deputetet socialiste jane ne krye te protestave perpara Komisionit qendror ndersa ne qytete te ndryshme te vendit bllokohen akset rrugore.
Nderkombetaret nderhyjne serish. Opozita do te terhiqet por procesi i nisur nga komisioni qendror i zgjedhjeve vazhdon ne rrjedhen e nisur. Megjithe kundershtite e shumta me 23 maj Kqz shpalli rezultatet zyrtare te gares ku zoti Basha kishte nje avantazh prej 81 votash dhe shpallet fitues.
Turp nuk ka me turp u shpreh zoti Rama. Ndersa rivali i tij zoti Basha deklaron se une do te pres deri ne perfundimin e procesit.
Procesi do te zgjase edhe disa jave. Socialistet bejne nje seri ankimesh. E para do te rrezohet me 3 Qershor. Kolegji do te urdheroje me 13 qershor pas ankimit te dyte rinumerimin e te gjithe kutive. Shifrat do te ndryshojne me pak. Zoti Basha merr edhe disa vota te tjera. Ndersa ankimimi I trete per diferencat ne shifra ku rezultonin 870 vota me shume se votues rrezohet me 8 korrik dhe ceshtja nuk u gjykua ne themel per shkak te kalimit te afatit ligjor te padise me objekt pavlefshmerine. Per kryetarin socialist Rama drejtesia ne Shqiperi ka vdekur.
Vleresimi i vezhguesve nderkombetar per kete faze te procesit do te jete kritik si ndaj KQZ ashtu dhe ndaj Kolegjit
Ne mbremje ne seline e PD do te shperthejne fishekzjarret. Demokratet kane fituar shumicen e minibashkkive ne kryeqytet nderkohe qe i gezohen diferences se thelle ne numer votash ne rang vendi si koalicion. Me 25 korrik Zoti Basha hyri ne Bashki dhe beri betimin si drejtuesi i ri i kryeqytetit.
BE-ja INTEGRIMI
Vendimi i tetorit i Komisionit europian per Shqiperine ishte nje refuzim i paraljmeruar. Ngerci i gjate politik kishte lene pasoja te forta dhe asnje nga 12 rekomandimet e Brukselit nuk ishte permbushur. Vetem ne fund te vjeshtes nen trysnine po te BE palet ne Shqiperi duket se kuptuan se nuk mund te vazhdonin pa fund ne kete gjendje dhe arriten nje marreveshje te pare mes tyre.
Zhvillimet kritike ne Shqiperi rriten vemendjen e Brukselit kryesisht per te parandaluar perkeqesimin e metejshem te situates duke nxitur palet qe te fokusoheshin te perparesit e procesit te integrimit dhe 12 objektivat e lena detyre qe vitin e shkuar. Perfaqesues te niveleve te larta te Bashkimit europian do te vizitojne shpesh Tiranen ndersa mungesa e sinjaleve shpresedhenese nga politika shqiptare dhe komplikimi i procesit zgjedhor ne kryeqytet bene qe presidenti i Komisionit europian Jose Manuel Barroso te anullonte viziten e parashikuar me 20 maj. Per Shqiperine do te diskutohet ne nivele te larta te Brukselit si dhe ne parlamentin europian.
Rrezimi per here te dyte i dhenies se Statusit te vendit kandidat ne tetor nuk habiti askend
Ne Shqiperi perparimi u pengua nga vazhdimi i ngercit dhe zhvillime te tjera konfrontuese tha komisioneri per Zgjerimin Stefan Fyle duke lezuar vendimin per Shqiperine.
Komisioni do te vleresoje se Shqiperia nuk ka permbushur asnje prej 12 kritereve.
Nderkohe disa sinjale pozitive kishin nisur te shfaqeshin. Bojkoti e ka kryer misionin e vet.
Ne asamblene e 2 Korrikut zoti Rama do te flase per nje kurs te ri politik. Ne shtator socialistet do te prezantojne nje pakt me 10 pika. Propozoj nje pakt per Shqiperine si gjithe Europa. Nje propozim i till ishte bere pak dite me pare nga dy ministrat e jashtem te Italise dhe Greqise qe vizituan Tiranen me 12 Shtator.
Socialistet ofrojne bashkepunimin per realizimin e nje serie reformash perfshire edhe ndryshimet ne kushtetute. Por shumica eshte kategorikisht kunder. Atyre qe bertasin te ndryshojne kushtetten sa here u leviz karrikja atyre u them se ky vend ka nevoje te zbatoje kushtetuten deklaroi kryeministri Berisha. Demokratet do te pranojne vetem realizimin e reformes zgjedhore dhe ndryshimet ne regulloren e parlamentit. Nen trysnine e komisionit europian marreveshja do te vije disa jave me vone. Do te ngrihet komisioni i reformes dhe ai per rregulloren si dhe percaktohet nje kalendar per ligjet me tre te pestat. Disa miratohen ne parlament. Ne komisionin e Integrimit palet bien dakort per rishikimin e Planit te Veprimit ndersa ne fund te dhjetorit do te emerohet me konsensus dhe avokati i popullit i propozuar nga socialistet.