E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen katër trupa të vrarë në verilindje të Anglisë

Policia britanike ka njoftuar sot se katër persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në verilindje të Anglisë, pas dyshimeve se ka pasur gjuajtje aty në ditën e parë të vitit.

Policia ka gjetur trupin e një mashkulli dhe tre femrave në një pronë, në qytetin e vogël të Pitërlli, pasi u alarmuan pasditen e djeshme.

Afër trupit të burrit të vdekur është gjetur një armë gjuetie. Policia thanë se të katër trupat e gjetur kishin qenë të afërt ose të njohur dhe se policia në këtë fazë nuk është duke kërkuar dikë tjetër që mund të ketë pasur lidhje me vrasjen.

“Burri mendohet të jetë në të dyzetat, ndërsa mosha e viktimave femra nuk është mësuar ende, por mendohet se më e reja mund të ketë qenë adoleshente”, thuhet në një deklaratë të Xhandarmërisë së Durhamit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›